Categories: maqedoni

Arbër Ademi: A po përgatitet një tjetër goditje ndaj shqipes nga Gjykata Kushtetuese?

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, shprehu sot shqetësimin se Gjykata Kushtetuese mund të ndërmarrë një veprim të ri në dëm të përdorimit të gjuhës shqipe.

Të lidhura

None found

Në konferencën për shtyp, Ademi bëri të ditur se në seancën e nesërme të Gjykatës Kushtetuese është përfshirë në rend dite edhe Rregullorja për mënyrën e udhëheqjes, formës dhe përmbajtjes së evidencës dhe dokumentacionit pedagogjik në shkollat e mesme. Kjo rregullore është miratuar nga ministrja e Arsimit dhe është botuar në Gazetën Zyrtare nr. 32/2026.

Sipas tij, akti është kundërshtuar për përputhshmërinë me Kushtetutën, pasi bie ndesh me Amendamentin 5 të Kushtetutës së RMV-së dhe nenin 17 të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Arsyeja, siç theksoi Ademi, është publikimi i rregullores në Gazetën Zyrtare vetëm në gjuhën maqedonase, ndonëse ligji kërkon që ajo të botohet edhe në gjuhën shqipe.

“Amendamenti 5 i Kushtetutës është i qartë. Po aq i qartë është edhe neni 17 i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili përcakton se të gjitha ligjet, aktet nënligjore, vendimet dhe shpalljet e institucioneve të botuara në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë duhet të publikohen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj, si dhe në gjuhën shqipe dhe alfabetin e saj. Por argumentet juridike nuk mbarojnë këtu”, u shpreh ai.

Ademi iu referua gjithashtu nenit 8, paragrafit 1, të Ligjit për publikimin e ligjeve dhe rregullave të tjera dhe akteve në Gazetën Zyrtare të RMV-së. Ky nen, sipas tij, përcakton se të gjitha ligjet, aktet nënligjore, vendimet dhe shpalljet e organeve të pushtetit shtetëror në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku përfshihet shprehimisht edhe Gjykata Kushtetuese e RMV-së, duhet të botohen në Gazetën Zyrtare në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si edhe në gjuhën shqipe dhe shkrimin e saj.

“Nga këto dispozita del qartë se Kushtetuta, si akti më i lartë juridik, Ligji për përdorimin e gjuhëve, si ligj i posaçëm për këtë çështje, dhe Ligji për publikimin e ligjeve dhe rregullave të tjera dhe akteve në Gazetën Zyrtare të RMV-së, përcaktojnë detyrimin zyrtar dhe ex officio të institucioneve që çdo akt i botuar në Gazetën Zyrtare të publikohet në dy gjuhë”, deklaroi Ademi.

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së ngriti edhe disa pikëpyetje lidhur me këtë çështje.

“A përbën shkelje të Kushtetutës dhe të ligjeve të sipërpërmendura fakti që akti i kontestuar nuk është publikuar edhe në gjuhën shqipe, apo gjuha shqipe trajtohet si çështje e kategorisë së dytë dhe si diçka e parëndësishme? Çfarë nënkupton kjo dhe a po krijohet mundësia që nesër edhe ligjet të botohen vetëm në gjuhën maqedonase? Përse Gjykata po largohet nga praktika e saj gjyqësore të vendosur më herët kur bëhet fjalë për gjuhën dhe të drejtat e shqiptarëve?”, pyeti Ademi.

të fundit

Rama promises merit-based entry into the public administration: Artificial intelligence will help us identify problems

Në një kohë kur studentët kanë dalë në protestë dhe kërkojnë dorëheqjen e tij, kryeministri Edi Rama, ka folur për…

3 minutes ago

Storm “Agneta” causes flooding on Greek islands, more rain expected

Pamjet nga kamerat amatore tregojnë momentet kur ujërat e rrëmbyera të shkaktuar nga reshjet e dendura marrin përpara dhjetëra makina…

4 minutes ago

Laura Kuenssberg recounts experiences with British politicians: from a hotel meeting to being touched at the theatre

Gazetarja e njohur e BBC-së, Laura Kuenssberg, ka zbuluar disa episode të sjelljes së papërshtatshme nga politikanë britanikë, të cilat…

4 minutes ago

Tributes to diplomat Bashkim Zeneli; his daughter fights back tears: “You were a true leader!

Kanë përfunduar homazhet në nder të diplomatit të shquar, ish-deputetit dhe publicistit Bashkim Zeneli, i cili u nda nga jeta…

4 minutes ago

Cyberattack on Swedish supermarkets sends refrigerator temperatures soaring to 70 degrees

Një sulm kibernetik ka goditur disa prej rrjeteve më të mëdha të supermarketeve në Suedi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme…

4 minutes ago

Mexhiti after the elections in Bërvenicë: Multiethnic democracies should not be divided into “us” and “them

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve në Bërvenicë, duke…

5 minutes ago