Categories: maqedoni

Apeli në Shkup rrit pjesërisht dëmshpërblimin për Ziadin Selën, vendos 7.8 milionë denarë për ngjarjet e 27 prillit

Gjykata e Apelit në Shkup ka marrë një vendim përfundimtar, me të cilin ka pranuar pjesërisht ankesën e politikanit Ziadin Sela për kompensimin që lidhet me dhunën e ushtruar më 27 prill 2017 në Kuvend.

Të lidhura

None found

Me aktgjykimin e ri, Republika e Maqedonisë së Veriut detyrohet t’i paguajë Selës gjithsej 7.8 milionë denarë, ose rreth 126,830 euro, si dëmshpërblim për dëmin jomaterial, përfshirë shkeljen e të drejtave personale dhe dëmtimin e rëndë të shëndetit fizik e psikik.

Megjithatë, ky kompensim është cilësuar si skandaloz, duke pasur parasysh se në padinë e tij Ziadin Sela kishte kërkuar 61 milionë denarë, apo afërsisht 1 milion euro, për dëmin e pësuar, përcjell INA.

Sipas raportimeve, arsyetimi i Apelit mbetet thuajse i njëjtë me atë të gjykatës së shkallës së parë, por trupi gjykues ka vlerësuar se shuma e përcaktuar fillimisht nga Gjykata Civile nuk ishte e mjaftueshme.

Në argumentimin juridik theksohet se shkalla e parë nuk e kishte peshuar siç duhet seriozitetin e dëmit të shkaktuar dhe se nuk i kishte marrë në konsideratë të gjitha rrethanat përkatëse që ndikojnë në caktimin e një kompensimi të drejtë dhe objektiv.

Nga shuma e përgjithshme, Gjykata e Apelit ka përcaktuar 1.500.000 denarë për dhimbjet fizike, 900.000 denarë për frikën e përjetuar, 3.000.000 denarë për dhimbjet shpirtërore për shkak të zvogëlimit të aftësisë së përgjithshme jetësore, 600.000 denarë për dhimbjet shpirtërore nga shpërfytyrimi, 600.000 denarë për cenimin e dinjitetit personal, 600.000 denarë për cenimin e nderit dhe 600.000 denarë për cenimin e reputacionit.

Njëkohësisht, Apeli e ka rrëzuar si të pabazuar ankesën e Avokaturës së Shtetit, e cila kishte kërkuar anulimin e aktgjykimit dhe kthimin e çështjes në rigjykim. /INA/

të fundit

Analisti paralajmëron zhvillimet politike nëse partitë nuk arrijnë marrëveshje, zbulohen edhe prapaskenat

Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, partitë politike kanë nisur lëvizjet…

3 minutes ago

Vllaznia blindon me kontratë profesionale 17-vjeçarin Sokol Uldedaj, talenti që debutoi ndaj Malishevës

Sokol UldedajSokol Uldedaj ka firmosur kontratën e tij të parë si profesionist me klubin e Vllaznisë [...]Read More...

3 minutes ago

Senegali largon Pape Thiaw dhe gjithë stafin teknik pas dështimit në Botërorin 2026

Federata e Futbollit e Senegalit (FSF) ka shkarkuar trajnerin Pape Thiaw dhe të gjithë stafin e tij teknik pas paraqitjes…

4 minutes ago

Gruevski hedh poshtë se apartamentet e konfiskuara i përkasin atij: Asnjëherë nuk kanë qenë pronë e imja

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka mohuar në rrjetet sociale se apartamentet e sekuestruara në rastin "Parcelat në Vodno" janë të tijat.…

11 minutes ago

Xhaka shpërthen pas humbjes ndaj Argjentinës: Gjyqtari e vrau ndeshjen me këtë vendim! Embolo nuk…

Futbollisti Granit Xhaka dhe Zvicra patën një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Argjentinës. Dhe pse u eliminuan në çerekfinalen e Botërorit,…

18 minutes ago

Si të dalloni se bateria e makinës po dobësohet

Problemet me akumulatorët e makinave janë ndër ndërhyrjet më të shpeshta të mekanikëve. Ciklet e vazhdueshme të karikimit dhe shkarkimit,…

22 minutes ago