Categories: maqedoni

Angellov: Pa personel tokësor, asnjë zjarr nuk mund të shuhet

Stojançe Angellov, drejtor i DMSH-së dhe shef i Shtabit të Menaxhimit të Krizave, bëri të ditur se vullnetarët e zjarrfikëses do të përfitojnë mbështetje institucionale. Fondet e alokuara përmes rishikimit të buxhetit, sipas tij, do të lejojnë përfshirjen më të madhe të tyre gjatë muajve të verës.

Të lidhura

None found

Gjatë një interviste për televizionin Sitel, ai nënvizoi se këta zjarrfikës, që tashmë bëjnë pjesë në skuadrat e ndërhyrjes së shpejtë të DMSH-së, do të strukturohen institucionalisht dhe do të kenë përkrahje më të fortë në të ardhmen.

“Ata dalin në terren, përballen me rreziqe dhe shpesh sakrifikojnë fitimet ditore. Pikërisht për këtë, meritojnë një mbështetje që i përgjigjet përkushtimit të tyre,” deklaroi Angellov.

Në lidhje me zjarret, ai vuri theksin te parashikimet e hershme meteorologjike të ofruara nga Drejtoria Hidrometeorologjike, të cilat, sipas tij, ndihmojnë në orientimin më të saktë të ndihmës nga ajri.

“Megjithëse ndërhyrja ajrore luan një rol kyç, pa praninë e njerëzve në terren asnjë zjarr nuk mund të shuhet. Për këtë arsye, këtë verë po fokusohemi posaçërisht te vullnetarët dhe grupet e reagimit të shpejtë,” shtoi ai.

Duke komentuar ngjarjen e fundit kritike në Gostivar, Angellov tregoi se të gjitha mekanizmat e emergjencës u vunë në lëvizje sapo u përmbushën kërkesat ligjore. Sipas tij, gjendja e krizës u shpall brenda më pak se tre orësh nga momenti i nisjes së procedurave.

Në menaxhimin e kësaj situate u angazhuan një sërë institucionesh, mes të cilave Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Qendra për Menaxhimin e Krizave, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bashkia e Shkupit, ndërmarrja publike “Furnizim me Ujë dhe Kanalizime” – Shkup, si dhe autoritetet vendore në Gostivar, deklaroi Angellov.

Angellov njoftoi gjithashtu se banorët u furnizuan me sasi të nevojshme uji të pijshëm dhe uji për përdorim teknik, ndërsa bashkëpunimi mes organeve shtetërore dhe atyre vendore mbeti konstant.

të fundit

MAQEDONIA PËRBALLET ME LËKUNDJE EKSTREME TË TEMPERATURAVE: Nga bora dhe i ftohti, në vapë deri në 38°C

Pas valës së pazakontë të të ftohtit që solli reshje bore në Malin Sharr dhe në Pelister të premten, më…

2 minutes ago

Municipality of Gostivar: Water May Be Used Only for Technical Purposes, Work Underway to Restore Drinking Water

Komuna e Gostivarit i informon qytetarët se situata në qytet po shkon drejt normalizimit, ndërsa uji nga rrjeti i ujësjellësit…

2 minutes ago

Vërshimet bllokojnë kamionë dhe automjete në rrugën Ferizaj-Shkup (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vështirësi në rrugën Ferizaj-Shkup. Sipas pamjeve që janë publikuar në rrjetet sociale, kamionët…

2 minutes ago

DUI Accuses VLEN of Using Slander to Conceal Its Lack of Ethnic Legitimacy

Nga BDI akuzojnë VLEN-in duke thënë se kur nuk kanë argumente për të mbrojtur dështimet e tyre, VLEN zgjedh shpifjet…

3 minutes ago

Bejxhan Iljas, deputeti që braktisi Frontin Evropian dhe iu bashkua koalicionit të VMRO-DPMNE-së

Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni (DPT) i është bashkuar zyrtarisht koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja në pushtet, duke i…

3 minutes ago

Haddad: France Will Support Kosovo in International Organizations Under Any Circumstances

Ministri i Deleguar për Evropën nga Franca, Benjamin Haddad, tha se Franca do ta mbështes anëtarësimin e Kosovës në organizata…

3 minutes ago