Categories: maqedoni

Angellov: Era përhap zjarrin nga Kosova drejt Graçanit, Shkupi mbulohet nga aroma e tymit

Gjendja e zjarreve në vend vijon të jetë shqetësuese. Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, vetëm gjatë ditës së djeshme ekipet zjarrfikëse dhe shërbimet e tjera përgjegjëse u përballën me mbi 41 zjarre.

Të lidhura

None found

Reshjet e dobëta të shiut në disa zona ndihmuan në lehtësimin e situatës, por ndikimi i tyre në punën e ekipeve ishte vetëm i pjesshëm.

Një prej vatrave që kërkoi angazhim të madh ishte zjarri në territorin e Shtipit, mes fshatrave Selcë dhe Puhcë. Ai kishte nisur disa ditë më parë, por pasditen e djeshme doli jashtë kontrollit dhe u përhap me shpejtësi nën ndikimin e erërave të forta.

Forca shtesë u dërguan menjëherë në terren, ndërsa zjarrfikësit, pas përpjekjeve intensive, arritën ta frenojnë zjarrin gjatë mbrëmjes. Puna në vijën e zjarrit vazhdoi pa ndërprerje edhe gjatë gjithë natës.

Angelov bëri të ditur se mëngjesin e sotëm zjarri ishte nën kontroll të plotë, megjithëse në disa pika vijuan të shfaqeshin vatra të nxehta. Zjarrfikësit e Shtipit, të mbështetur nga ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, po punojnë për shuarjen e tyre.

Ekipet do të qëndrojnë në terren gjatë gjithë ditës, pasi rritja e temperaturave dhe forcimi i erës gjatë pasdites mund të krijojnë sërish vështirësi.

Ndërkohë, gjatë natës një zjarr i madh ka kaluar nga territori i Kosovës në Maqedoni dhe po avancon në drejtim të fshatit Graçani.

Fronti i zjarrit shtrihet në një gjatësi prej më shumë se pesë kilometrash. Në zonë ndodhen zjarrfikësit e Shkupit, të përforcuar nga ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, të cilët po përpiqen të vendosin një kontroll të pjesshëm dhe të mbrojnë fshatrat përreth.

Megjithëse për momentin nuk vlerësohet të ketë rrezik të drejtpërdrejtë për zonat e banuara, Angelov deklaroi se aroma e zjarrit ndihet edhe në disa pjesë të Shkupit.

Vatra të reja janë raportuar edhe në malin Kitka, në anën e Shkupit, por brenda territorit të Komunës së Studeniçanit. Zjarre janë aktive pranë fshatrave Koliçan dhe Cvetovë, ku po ndërhyjnë ekipet zjarrfikëse të Shkupit. Pritet që disa prej tyre të vihen nën kontroll së shpejti, ndërsa në një prej zonave terreni i vështirë dhe i paarritshëm mund ta zgjasë operacionin.

Një tjetër situatë e rëndë paraqitet në kufirin mes Komunës së Strugës dhe Komunës së Dibrës, pranë fshatrave Lukovë dhe Burinec. Për shkak të mundësisë që flakët t’u afrohen zonave të banuara, herët këtë mëngjes u angazhua një helikopter ushtarak me kovë të madhe, i cili gjatë mëngjesit kreu ndërhyrje në terren./Telegrafi/

të fundit

Ester Expósito zbulon tiparet që vlerëson te një partner: “Inteligjenca emocionale dhe humori janë thelbësore

Aktorja spanjolle dhe e dashura e Kylian Mbappe, Ester Expósito ka folur hapur për mënyrën se si e sheh dashurinë…

3 minutes ago

Greqi, 290 raste me virusin e Nilit Perëndimor/ 58 infeksione të reja në një javë dhe 24 viktima mbi 65 vjeç

Në Greqi janë regjistruar gjithsej 290 raste të infeksionit nga virusi i Nilit Perëndimor dhe 24 viktima që nga fillimi…

7 minutes ago

Ngrohja gjatë dimrit: Sa do të shpenzojnë familjet për pelet, dru dhe energji elektrike?

Meqë temperaturat ditore ende të kujtojnë verën, për mijëra amvisëri në Maqedoninë e Veriut shtatori është muaji kur fillon matematika…

12 minutes ago

ASH calls on VLEN to ensure transparency and accountability over hiring and promotions

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se prej muajsh po grumbullohen raste, të dhëna dhe ankesa që ngrenë pikëpyetje serioze për…

13 minutes ago

Luis Enrique zgjedh te PSG-ja fituesin e merituar të Topit të Artë 2026

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, mendon se njëri nga lojtarët e tij e meriton ta fitojë Topin e Artë…

13 minutes ago

Filipçe paralajmëron nismë të re për pagë minimale prej 600 eurosh

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, njoftoi sot se javën e ardhshme grupi parlamentar i tyre do të paraqesë përsëri një…

13 minutes ago