Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, deklaroi se në fshatin Bonçe të Prilepit është parandaluar një katastrofë e rëndë. Era e fortë e mëngjesit të sotëm e shtyu zjarrin në drejtim të vendbanimit, ndërsa fronti i flakëve kishte arritur pranë shtëpive.
None found
Siç bëri të ditur Angellov, rreth orës 4 zjarri kishte zbritur drejt luginës së fshatit, duke e bërë situatën tepër të rrezikshme. Për shuarjen e tij u angazhuan zjarrfikës vullnetarë nga Manastiri dhe Koçani, ndërkohë që u kërkua ndihmë edhe nga ekipet e Prilepit dhe Kavadarit.
Në terren ishte vendosur edhe një ekip i Ndihmës Emergjente Mjekësore, për shkak të gjendjes së rënduar. Angellov njoftoi se disa prej zjarrfikësve vullnetarë nga Manastiri kishin thithur tym.
“Falë zjarrfikësve të guximshëm nga Manastiri dhe Koçani, fshati ishte shpëtuar”, deklaroi Angellov. Ai theksoi se ndërhyrja ishte vështirësuar nga terreni kodrinor, vegjetacioni i lartë dhe gjatësia e vijës së zjarrit.
Në aksion u përfshinë edhe vullnetarë nga Manastiri, një pjesë e të cilëve thithën tym. Sipas Angellovit, nëse nuk do të reagohej me kohë, zjarri mund të kishte kaluar përgjatë fshatit, ku ndodhen më shumë se 50 shtëpi dhe jetojnë më shumë se dhjetë persona, mes tyre edhe një nënë me foshnjë.
Gjendja mbetet serioze edhe në fshatin Paligrad të Komunës së Studeniçanit. Zjarri atje është vënë disa herë nën kontroll, por është riaktivizuar për shkak të terrenit të vështirë, temperaturave të larta dhe erërave të forta. Në këtë zonë janë dërguar zjarrfikës profesionistë nga Shkupi, një automjet “Pinzgauer” i DMSH-së dhe tre “er traktorë”.
Vatra aktive zjarri ka edhe në zonat e Mavrovës dhe Rostushës, si dhe në Kërçovë.
Angellov u bëri sërish apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, duke paralajmëruar se edhe një shkëndijë e vetme mund të shkaktojë një katastrofë të madhe.
Gjatë 24 orëve të fundit, ekipet zjarrfikëse kanë lokalizuar dhe shuar me sukses 23 zjarre, të cilat kishin përfshirë sipërfaqe pyjore, deponi, kashtë dhe bar të thatë në komuna të shumta në të gjithë vendin.
Shtetasi Elvis Kosova, i njohur gjerësisht si “Vis Kosova”, është arrestuar nga shërbimet e policisë në zonën e Palasës, pasi…
Policia në Kumanovë ka privuar nga liria një 30-vjeçar, pas një denoncimi për një incident ndaj një vajze 18-vjeçare.Më 22…
Policët që po hetojnë rastin në Nea Smirni në Greqi, ku një 48-vjeçar me origjinë shqiptare vrau një 45-vjeçare, gjithashtu…
Pritje të shtuara janë regjistruar pasditen e sotme në disa pika kufitare të Kosovës, ndërsa situata më e ngarkuar paraqitet…
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur ngushëllime për familjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu, i…
Thibaut Courtois ka komentuar vendimin e Rodrit për t’iu bashkuar Barcelonës, pavarësisht se mesfushori spanjoll ishte konsideruar më herët shumë…