Situata epidemiologjike në vend lidhur me ethet e Nilit Perëndimor u prezantua në konferencën e sotme për shtyp nga zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, së bashku me përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik, Qendrës së Shëndetit Publik Shkup dhe Klinikës së Sëmundjeve Infektive.
None found
Andovski deklaroi se opinioni po njoftohet në kohë dhe me transparencë për zhvillimet. Ai sqaroi se nuk bëhet fjalë për një sëmundje të re, pasi ajo ka qenë e pranishme edhe në vitet e kaluara, por situata e tanishme epidemiologjike, numri i rasteve të konfirmuara dhe aktiviteti i virusit kanë krijuar nevojën për një përgjigje më të fuqishme institucionale.
Sipas tij, gjendja po monitorohet në bashkërendim me Institutin e Shëndetit Publik, Qendrat e Shëndetit Publik, Komisionin për Sëmundje Infektive dhe Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Synimi është që rastet të zbulohen dhe të marrin trajtim në kohë, si dhe të pengohet paraqitja e rasteve të tjera.
Zëvendësministri theksoi se qytetarët nuk duhet të përfshihen nga paniku, por nevojitet sjellje e kujdesshme dhe e përgjegjshme. Ai u bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë masa të mbrojtjes personale, të përdorin veshje të përshtatshme dhe të mos qëndrojnë në zona ku rreziku i ekspozimit ndaj mushkonjave është më i lartë.
Marija Goçevska nga Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se deri më 11 gusht janë evidentuar gjithsej 26 raste, dy prej të cilave cilësohen si të mundshme. Nga numri i përgjithshëm, 25 persona janë nga Shkupi, ndërsa një është nga Velesi. Dr. Goçevska bëri të ditur gjithashtu se 22 prej personave të regjistruar janë mbi 60 vjeç.
Ajo shpjegoi se rastet janë autoktone dhe e kanë origjinën në vendin tonë, ndërkohë që njëri prej personave kishte udhëtuar në Greqi. Të gjitha rastet janë paraqitur në formë neuroinvazive.
Drejtori i Klinikës së Sëmundjeve Infektive dhe Gjendjeve Febrile, dr. Fadil Cana, deklaroi se pacientët po marrin trajtim në këtë klinikë, e cila ka kapacitetet dhe mundësitë e duhura diagnostikuese.
Dr. Cana informoi se katër pacientë trajtohen si raste të dyshuara dhe për ta ende po zhvillohet procedura diagnostikuese. Tetë pacientë janë dërguar në shtëpi për të vazhduar mjekimin, ndërsa një pacient 83-vjeçar, i cili vuante edhe nga sëmundje të tjera, ka ndërruar jetë.
Martin Zubimendi, mesfushori 27-vjeçar, mund të largohet nga Arsenali gjatë këtij afati kalimtar nëse në adresë të klubit anglez mbërrin…
Deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku, është përplasur me deputetin e Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, në sallën e Kuvendit. “Thirreni seancën, leni…
Një vatër e re zjarri është aktivizuar pranë lagjes Bojë në Krujë, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre.…
Nga i nxehti ekstrem, tek stuhi të dhunshme shiu e rrëshqitje të mëdha toke: Situata me të cilin po përballet…
Bedri Hamza ka reaguar në Facebook, derisa në Kuvend po vazhdon përplasja mes deputetëve të PDK-së dhe Vetëvendosjes. Hamza ka…
Arsenali ka pranuar një “ofertë në paketë” nga i njëjti klub për dy prej lojtarëve të tij, në një lëvizje…