Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, theksoi se është me rëndësi të madhe që diasporës t’i jepet mundësia për të votuar. Sipas tij, bëhet fjalë për njerëz që çdo vit sjellin mbi një miliard në dërgesa në Maqedoni.
None found
Ai deklaroi se gjatë tre viteve të ardhshme ka kohë të mjaftueshme që, përmes avancimit të dixhitalizimit dhe punës institucionale, të testohen mundësi të tilla që kjo e drejtë t’i mundësohet diasporës.
Siç sqaroi Andonovski, ideja është që përmes ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të garantohet që deri në vitin 2029, pra brenda tre vjetësh, vendi të ketë një sistem të gatshëm ku votimi përmes internetit do t’u lejohet vetëm personave të regjistruar që kanë pasaporta maqedonase dhe jetojnë jashtë shtetit.
Andonovski nënvizoi se tashmë ekziston një sistem i identitetit dixhital, portali “Uslugi.gov.mk”, ku të gjithë qytetarët regjistrohen me të dhënat e tyre personale. Ai tha se verifikimi kryhet përmes kartës së identitetit ose pasaportës, çka do të thotë se të dhënat e qytetarëve tashmë njihen.
Sipas tij, nuk paraqet problem që ky sistem të zhvillohet më tej në bashkëpunim me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, me qëllim që të krijohen kushtet për ushtrimin e së drejtës së votës nga qytetarët. Ai shtoi se, nëse ekziston vullnet politik, kjo është plotësisht e realizueshme.
Ministri tha gjithashtu se diaspora është e madhe, ka pasaporta maqedonase dhe jeton jashtë vendit, ndaj nuk është e drejtë dhe nuk përfaqëson ushtrim të plotë të së drejtës kushtetuese që këta qytetarë të detyrohen të votojnë vetëm fizikisht.
Ai theksoi se nuk është e arsyeshme që ata të udhëtojnë 5,000 ose 10,000 kilometra për të realizuar të drejtën e votës, madje dy herë: një herë për t’u regjistruar dhe herën e dytë për të votuar.
Deri tani, dy vende të BE-së e kanë zbatuar plotësisht këtë sistem, ndërsa katër vende të tjera të BE-së kanë zhvilluar testime dhe pilotime të zgjidhjeve të tilla.
Qeveria tashmë po punon për ndryshime në rregulloren për importin e qumështit pluhur dhe vajit të palmës, dhe paralelisht po…
Ka nisur organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”. Më pas pritet marshimi drejt Kryeministrisë. Sot mbahet protesta e 41-të qytetare…
Apartamentet e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në kompleksin në Vodno janë nxjerrë sërish në shitje, pasi shteti i konfiskoi ato pas…
Apartamentet e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në kompleksin në Vodno janë nxjerrë sërish në shitje, pasi shteti i konfiskoi ato pas…
Princ Leka ka reaguar zyrtarisht pasi ditën e sotme ai dhe bashkëshortja e tij, Princesha Blerta, u bënë prindër të…
Ka nisur organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”. Më pas pritet marshimi drejt Kryeministrisë. Sot mbahet protesta e 41-të qytetare…