Ambasada e SHBA-së në Shkup ka bërë të ditur se nga 15 korriku 2026 do të vendoset një sistem i ri pagese për Shërbimet e Shtetasve Amerikanë, që përfshijnë pasaportat dhe shërbimet noteriale.
None found
Sipas njoftimit, në sportelin konsullor nuk do të pranohen më para në dorë, kartela krediti apo asnjë formë tjetër pagese. Të gjitha detyrimet do të duhet të paguhen paraprakisht në internet, përmes portalit zyrtar Pay.gov.
Qytetarët amerikanë që kanë takim në Ambasadën e SHBA-së në Shkup duhet të hyjnë në portal, të kryejnë pagesën online dhe më pas të printojnë konfirmimin elektronik, të cilin duhet ta paraqesin gjatë takimit të tyre personal.
“Duke filluar nga data 15 korrik 2026, Ambasada e SHBA-së në Shkup do të kalojë në një sistem pa para të gatshme dhe pa kartela krediti për Shërbimet e Shtetasve Amerikanë (shërbimet e pasaportave dhe noterisë).
Çfarë po ndryshon?
Paratë në dorë (kesh), kartat e kreditit ose çdo formë tjetër pagese NUK do të pranohen më në sportelin konsullor.
Çfarë duhet të bëni?
Të gjitha pagesat duhet të kryhen online përpara takimit tuaj përmes portalit zyrtar qeveritar të SHBA-së në Pay.gov.
Mos harroni:
Duhet të hyni në portal, të printoni konfirmimin elektronik të pagesës nga Pay.gov dhe ta merrni atë me vete në takimin tuaj personal në Ambasada e SHBA-së në Shkup.
Për detaje të plota, vizitoni faqen zyrtare të Ambasada e SHBA në Maqedoninë e Veriut https://mk.usembassy.gov/services/”, thuhet në njoftimin e ambasadës./Telegrafi/
Për më shumë informacion, ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve që të konsultojnë faqen e saj zyrtare.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë katër punonjës policie në Shkodër, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim…
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, pranë fshatit Buzmadh. Sipas informacioneve paraprake, një…
Spanja dhe Austria kanë zbuluar formacionet startuese për duelin vendimtar në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës. Sfida…
FC Prishtina ka zyrtarizuar edhe një përforcim për sezonin e ri, duke siguruar shërbimet e portierit me përvojë, Artan Iljazi.27-vjeçari,…
Kryeministri Edi Rama foli për protestat që po zhvillohen në vend, pasi u pyet nëse do të bashkohej edhe vetë…
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë marsghuar drejt godinës së Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 33-të kundër qeverisë.…