Categories: sport

Prishtina e bën zyrtar afrimin e portierit Artan Iljazi

FC Prishtina ka konfirmuar një tjetër afrim për edicionin e ri, teksa ka zyrtarizuar transferimin e portierit me përvojë, Artan Iljazi.

Të lidhura

None found

Iljazi, 27 vjeç dhe 191 centimetra i gjatë, vjen te skuadra pas angazhimit të tij të fundit me Ballkanin.

Portieri gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e klubeve të njohura nga Maqedonia e Veriut, si Shkëndija, Shkupi dhe Gostivari, duke krijuar kështu një bagazh të rëndësishëm në futbollin rajonal.

Menjëherë pas formalizimit të transferimit, Iljazi tha se ndihet i lumtur për hapin e ri në karrierën e tij.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem FC Prishtinës. Është nder të jem pjesë e klubit më të madh në vend. Falënderoj drejtuesit për besimin dhe premtoj se do të jap maksimumin në çdo ndeshje për këtë fanellë. Mezi pres të luaj para Plisave dhe së bashku të festojmë shumë suksese. Forca Prishtina!”, deklaroi ai.

Gjatë këtij afati kalimtar, Prishtina ka larguar portierët Ardit Nika dhe Agron Kolaj. //

të fundit

Lojtarët e Turqisë nuk i përgjigjen Yalçınit pas kritikave të tij në televizion?

Disa futbollistë të rëndësishëm të kombëtares së Turqisë thuhet se kanë refuzuar t’u përgjigjen telefonatave të Sergen Yalçınit, i cili…

50 seconds ago

VIDEO/ Eljon Sota largohet i përlotur nga fusha, kapiteni Aleksi pranë mbrojtësit të Egnatias

Momenti kur shoqërohet Eljon Sota me barrelëNdeshja mes Egnatias dhe Teutës prodhoi një moment të frikshëm në fushë, ku protagonist…

13 minutes ago

Netanjahu vë në pikëpyetje besueshmërinë e zgjedhjeve dhe akuzon Katarin për ndërhyrje

Rezultatet e zgjedhjeve nuk janë ende zyrtare në Izrael, por Beniamin Netanjahu ka zgjedhur një taktikë tjetër, ai po përpiqet…

18 minutes ago

Rrëzohet në Brçko helikopteri italian i EUFOR-it, raportohen tre viktima dhe 12 të plagosur

Një helikopter ushtarak italian i tipit CH-47, i angazhuar në misionin paqeruajtës të Bashkimit Evropian, EUFOR Althea, është rrëzuar pasditen…

19 minutes ago

8 të arrestuar nga aksioni policor për skemën korruptive të spitalit “Sante Plus”

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave, në mesin e tyre ish-drejtorë të Fondit të sigurimit shëndetësor dhe…

20 minutes ago

The declared assets of Peja chief prosecutor Lumturije Vuçetaj, mentioned in the Arlinda Zekaj case

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, në deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë për vitin 2026 ka deklaruar…

21 minutes ago