Categories: maqedoni

Aliu: Përmirësimet në kujdesin shëndetësor parësor sjellin kushte më të mira për pacientët dhe personelin mjekësor

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, vizitoi këtë mëngjes objektin e rindërtuar të Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë, në lagjen “Tode Mendoll”, ku është kryer rikonstruksion i plotë i katit përdhes me një sipërfaqe të përgjithshme prej 250 metrash katrorë.

Të lidhura

None found

Ky objekt ka rëndësi të veçantë në sistemin e mbrojtjes shëndetësore parandaluese dhe përdoret si qendër për realizimin e vaksinimit shkollor në territorin e komunës.

Për këtë investim janë ndarë 5 milionë denarë nga buxheti, duke mundësuar përmirësim të ndjeshëm të kushteve të punës dhe të qëndrimit për pacientët.

Në kuadër të punimeve është rregulluar edhe oborri i objektit, ku janë ndërtuar hapësira parkimi për nevojat e pacientëve. Për këtë pjesë janë investuar edhe 1 milion denarë shtesë.

“Me këtë investim sigurojmë kushte më të mira për zhvillimin e imunizimit, organizim më efikas të procesit të punës dhe shërbim më cilësor për qytetarët, veçanërisht për fëmijët dhe familjet e tyre. Pikërisht investimet në kujdesin shëndetësor parësor janë investime në shëndetin e gjeneratave të ardhshme. Prioriteti ynë është të krijojmë institucione shëndetësore moderne, funksionale dhe të qasshme në të gjitha komunat, sepse çdo qytetar meriton shërbim shëndetësor cilësor më afër vendbanimit të tij”, deklaroi ministri Aliu.

Ministria e Shëndetësisë thekson se mbetet e angazhuar për përmirësimin e kushteve infrastrukturore në institucionet shëndetësore në të gjithë vendin, me synimin që qytetarëve t’u ofrohet mbrojtje shëndetësore më cilësore, më e qasshme dhe më efikase.

të fundit

Macron rikthehet me syzet blu tip “Top Gun”, stafi sqaron: bëhet fjalë për të njëjtin shqetësim

Presidenti francez Emmanuel Macron u shfaq edhe një herë me syze aviatori, të ngjashme me ato të personazhit kryesor në…

3 minutes ago

Arsenali miraton ofertën e Besiktasit për Leandro Trossard, vendimi i fundit i takon belgut

Besiktasi po intensifikon përpjekjet për transferimin e Leandro Trossard, me drejtuesit e klubit turk, Serdal Adali dhe Onder Ozen, që…

3 minutes ago

Fluturimi Prishtinë–Berlin u ndërpre pas kthimit emergjent në aeroport, dyshohet për goditje nga një shqiponjë

Një fluturim i kompanisë “EasyJet” nga Prishtina drejt Berlinit është detyruar të kthehet dhe të kryejë ulje emergjente në Aeroportin…

7 minutes ago

Sulm vandal ndaj tabelës së Muzeut në Shkup, Ylli Paçuku dhe Sheval Baftiu pastrojnë mbishkrimin në shqip

Një akt i pastër urrejtjeje dhe vandalizmi ka ndodhur gjatë natës në Shkup, ku shënjestër ka qenë tabela zyrtare e…

8 minutes ago

Hoxha në Bogovinë: Koordinimi mes institucioneve avancon infrastrukturën e ujitjes për fermerët

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, së bashku me kryetarin e Komunës së Bogovinës, Feti Abazi,…

8 minutes ago

Filipçe: LSDM do të pengojë miratimin e Kodit Zgjedhor, pasi sipas saj rrezikon manipulimin e zgjedhjeve

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp, njoftoi se LSDM do ta bllokojë Kodin Zgjedhor të…

9 minutes ago