Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të Strugës, Ramiz Merko në lidhje me furnzimin e automobilit luksoz “audi”, njoftuan nga PTHP NKOK në brifingun e sotëm me gazetarë.
Sipas prokurores e cila vepron në këtë rast, nisma e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ka mbërritur pak më vonë, ndërsa procedura parahetimore ishte mundimshme.
“Është ngritur aktakuzë kundër Ramiz Merkos, me nismë të KSHPK-së, e cila mbërriti pak më vonë. Procedura parahetimore ishte e mundimshme dhe përfundimisht grumbulluam mjaftueshëm dëshmi. Aktakuza ka të bëjë me ‘keqpërdorim të pozitës zyrtare’ lidhur me veturën ‘audi’, neni 353 paragrafi 3 lidhur me nenin 1”, tha prokurorja.
Antikorrupsioni në vitin 2020 ka ngritur nismë për ndjekje penale të Merkos për blerjen e veturave, në mesin e të cilave edhe “audi A6” në vlerë prej 67 mijë euro, por Prokuroria atëherë e mbylli rastin në fazën parahetimore, edhe pse edhe revizorët konfirmuan se tenderi është zbatuar në kohë të paqëndrueshmërisë financiare në Komunën e Strugës.
Merko në ndërkohë ishte vendosur në listën e zezë të SHBA-së për korrpsion.
Raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson se Shqipëria vazhdon të shënojë një nga normat më të larta të rritjes…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim…
Policia në Velipojë, ka zbuluar një banesë me qira që ishte kthyer në një “shtëpi bari”. Në pranga është vënë…
Një mekanizëm i ri dhe i papritur nominimesh ka sjellë tension dhe dinamika të reja në edicionin e pestë të…
Fituesi i tripletës me Barcelonën, Rafinja Alkantara, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli profesionist në moshën 32-vjeçare. Ish-mesfushori e konfirmoi vendimin…
Hetimi i Prokurorisë së Posaçme, zbuloi se si dhjetëramiliona euro u rrëmbyen nga xhepat e taksapaguesve përmes proceseve të prokurimeve…