Categories: maqedoni

Aksion policor në lokalet e Shkupit, ndalohen tetë persona

Tetë persona, përfshirë edhe tre të mitur, janë privuar nga liria pas kontrolleve të zhvilluara gjatë natës në disa lokale hotelierike në Shkup.

Të lidhura

None found

Operacioni u realizua nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, në bashkëpunim me inspektorë të Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Gjatë kontrolleve u identifikuan gjithsej 37 persona. Në dy lokale u konstatua se aktiviteti vijonte pas përfundimit të orarit të lejuar, ndërsa në një lokal tjetër ishte shërbyer alkool për persona të mitur.

Autoritetet evidentuan gjithashtu persona që dyshohet se kishin në posedim drogë narkotike, substanca psikotrope dhe prekursorë.

“Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, në bashkëpunim me inspektorë të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, gjatë natës ka kryer kontrolle në disa lokale hotelierike në Shkup. Gjatë kontrollit janë identifikuar 37 persona, ndërsa tetë persona janë privuar nga liria, prej të cilëve tre janë të mitur. Në dy lokale është konstatuar tejkalim i orarit të punës, ndërsa në një lokal është konstatuar shërbim i alkoolit ndaj personave të mitur. Gjithashtu, janë konstatuar persona që posedonin drogë narkotike, substanca psikotrope dhe prekursorë“, thonë nga MPB.

Tags: Mpb maqedoni

të fundit

KRRE vendos ulje të çmimeve të benzinës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë…

41 seconds ago

Aksident në Gostivar, plagoset një 17-vjeçar që drejtonte mopedin

Më 25.10.2026, në DPB Gostivar është denoncuar se në orën 18:30, në rrugën "Vëllezërit Ginovski" në Gostivar, ka ndodhur një…

1 minute ago

Elisa Spiropali: Developments in Serbia create a new opportunity for the Balkans, as peoples can topple regimes that appear eternal

Pas zgjedhjeve në Serbi, ku Lista e Studentëve triumfoi përballë Alexandar Vuçiç, ka reaguar Elisa Spiropali. Deputetja socialiste deklaroi se…

8 minutes ago

VIDEO/ Taulant Balla lashes out at protesters: They are not normal citizens, but hooligans

Këtë të hënë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kryesinë e Kuvendit,…

9 minutes ago

The fall of the Vučić era in Serbia, Erion Veliaj’s message: Understand and respond to this generation’s expectations, student protests and “the end of a world

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ku Lista Studentore ka shënuar një…

9 minutes ago

Legislation Committee calls for institutional accountability over the murder of Arlinda Zekaj

Deputetët e Komisionit për Legjislacion kanë kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, e cila,…

10 minutes ago