Shitësit ambulantë që ushtronin aktivitetin përreth “Bit Pazarit” në Shkup janë larguar gjatë një operacioni të përbashkët të policisë dhe shërbimeve inspektuese. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari bëri të ditur se në kuadër të aksionit u sekuestruan rreth 500 kilogramë ushqime.
None found
Ndërhyrja u krye në hapësirat pranë tregut, ku tregtarët ilegalë ngrinin tezga të improvizuara, veçanërisht në ditët me fluks më të madh blerësish.
Operacioni përfshiu pjesëtarë të MPB-së, inspektorë të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, inspektorë komunalë të Qytetit të Shkupit dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut. Nga hapësirat e zëna u hoqën tezgat, kryesisht ato ku shiteshin fruta dhe perime, së bashku me pajisjet e përdorura për tregti në shtigjet e këmbësorëve dhe biçikletave. Për shitësit e evidentuar janë paralajmëruar masa kundërvajtëse.
Porsche po synon ta ulë pikën e barazimit financiar në më pak se 200 mijë automjete në vit, duke u…
Me afrimin e dimrit, Lassa Kosova prezanton gamën e gomave për vetura, SUV dhe automjete të lehta komerciale, me modele…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në fjalën e tij në Kryesinë e Kuvendit u tregua i…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar sot sqarime nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur me…
Kryenegociatori për integrimin evropian, Jeton Zulfaj, theksoi se asnjë reformë e paraparë në kuadër të Agjendës së Reformave nuk do…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në kuadër të zgjedhjeve…