Huzeir Mustafi, këshilltar i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), ka kërkuar publikisht largimin nga detyra të kryetares së Këshillit Komunal të Kumanovës, Ivana Gjorgjievska. Sipas tij, gjatë ushtrimit të funksionit të saj janë përsëritur shkelje të Rregullores së punës, njofton Tv Festa.
None found
Reagimi i Mustafit lidhet me mënyrën e zhvillimit të punimeve të organit komunal dhe veçanërisht me seancën e ndërprerë 22 ditë më parë.
Ai ka deklaruar se ndërprerja e seancës u arsyetua me mungesën e kuorumit, ndërsa në thelb kishte ardhur si pasojë e mungesës së dakordësisë mes partive që janë pjesë e pushtetit. Mustafi vlerëson se kryetarja duhet të garantojë respektimin e Rregullores dhe zbatimin korrekt të procedurave, e jo t’i përdorë ato për të fshehur problemet dhe përplasjet politike brenda pushtetit lokal.
Këshilltari i AKI-së ka theksuar gjithashtu se Këshilli Komunal është një institucion i rëndësishëm vendor, funksionimi i të cilit duhet të mbështetet në përgjegjshmëri, transparencë dhe respektim të rreptë të rregullave ligjore.
Mustafi ka argumentuar se, në rast se këto parime nuk mund të sigurohen nga drejtuesja aktuale, dorëheqja e Ivana Gjorgjievskës është zgjidhja e vetme e përgjegjshme për rikthimin e normalitetit në punën e Këshillit, informon Tv Festa.
Harry Kane është rikthyer në radarët e Barcelonës si një alternativë për repartin ofensiv në afatin kalimtar të verës së…
Legjenda e Italisë dhe Romës, Francesco Totti, zbulon se Genoa dhe Como donin ta nënshkruanin atë në moshën 48 vjeçare,…
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar pas masave të SPAK ndaj…
Bashkimi Evropian ka përsëritur mbështetjen për Dhomat e Specializuara, duke theksuar pavarësinë e tyre dhe të drejtën e apelimit për…
Ngjarja e kësaj fundjave para ndeshjes Juventus-Atalanta, ka bërë xhiron e rrjetit. Tifozët bardhezinj në Curva Sud, vendosën të mos…
E ardhmja e mbrojtësit të Manchester United, Leny Yoro, te klubi anglez është vënë në pikëpyetje nëse paraqitjet e tij…