Categories: maqedoni

Ajdari: BDI kërkon një njësi zgjedhore, lista të hapura dhe prag prej 5 përqind

Pas takimit të partive politike në Kuvend për Kodin Zgjedhor, koordinatorja e grupit parlamentar të “Frontit Europian” dhe deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari, deklaroi për mediat se BDI vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim: vendi duhet të ketë një njësi zgjedhore, me lista të hapura për deputetët dhe me një prag zgjedhor prej 5 përqind të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në Listën e Votuesve.

Të lidhura

None found

Ajdari nënvizoi se çdo ndërhyrje në Kodin Zgjedhor duhet të kalojë me konsensus ndëretnik dhe ndërpartiak.

Ajo bëri të ditur me keqardhje se bisedimet e zhvilluara sot për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor nuk patën sukses. Sipas saj, dështimi nuk erdhi për shkak të të gjithëve, por si pasojë e tërheqjes së disa partive politike nga pozicionet për të cilat më herët ishte arritur marrëveshje. Ajdari tha se BDI ka qenë aktive dhe konstruktive në grupin e punës për muaj të tërë. Ajo shtoi se për çështjet kryesore ishte arritur kompromis, ndërsa për disa tema të tjera nuk kishte marrëveshje. Megjithatë, propozimi i harmonizuar ishte dorëzuar në Kuvend dhe BDI e kishte nënshkruar atë pikërisht në variantin për të cilin ishte rënë dakord në kuadër të grupit të punës.

Sipas Ajdarit, pasi propozimi mbërriti në Kuvend, OBRM-PDUKM u tërhoq nga dy elemente thelbësore të marrëveshjes. E para kishte të bënte me votimin elektronik të diasporës, për të cilin kjo parti kërkoi që të realizohej me postë. E dyta lidhej me marrëveshjen që rregulloret e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të lidhura me votimin elektronik të diasporës, të miratoheshin me konsensus, ndërsa OBRM-PDUKM kërkoi që ato të kalonin me shumicë votash, tha ajo.

Ajdari tha se për BDI-në kjo është e papranueshme, pasi sipas saj krijon hapësirë për inxhinieri politike dhe mbivotim, një situatë që, siç u shpreh ajo, ndodhi edhe në vitin 2024, kur anëtarja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Ditmire Shehu, ishte mbivotuar nga përfaqësuesit e OBRM-PDUKM-së, LSDM-së dhe VLEN-it./Telegrafi/

të fundit

Trump ul tensionin me Melonin: E vlerësoj shumë, është njeri shumë i mirë, por gaboi

Donald Trump ka mbajtur një ton më të butë ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, të cilën e përshkroi si një…

2 minutes ago

Alarm për rrezik shembjeje në Manhattan, evakuohet një kullë 38-katëshe pas dëmtimeve strukturore

Të martën në mëngjes, një godinë 38-katëshe në Midtown Manhattan u zbraz nga njerëzit, pasi autoritetet sinjalizuan një rrezik të…

3 minutes ago

Grupi kundër Abdixhikut në LDK thotë se ka mbledhur firmat për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm

Nisma e marrë nga një grup i politikanëve seniorë në LDK për shkarkimin e kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku,…

5 minutes ago

Harry Kane po firmos sezonin e dytë më prodhimtar që njeh historia e futbollit

Harry Kane po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Bayern Munich dhe Kombëtaren e Anglisë. Kapiteni i “Tre Luanëve” ka…

20 minutes ago

Emergjencë në New York: rrezik për shembje në një kompleks të madh banimi pranë Grand Central

Një situatë alarmante u regjistrua mëngjesin e së martës në New York, ku një projekt i madh banimi pranë Terminalit…

21 minutes ago

Ajdari: DUI calls for a single electoral district, open lists, and a 5 percent threshold

Ne mbetemi të vendosur në qëndrimin tonë se vendit i duhet një njësi zgjedhore, por me lista të hapura për…

27 minutes ago