maqedoni

Ahmeti: Rusisë nuk i konvenon një Maqedoni e paqtë, Fronti Europian është e vetmja forcë për t’i bërë ballë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti i ftuar në emisionin “On Time”, në Tv Koha, foli për rrezikun që i kanoset rajonit nga ndikimi i Rusisë, dhe se kjo ka qenë një nga arsyet kryesore për formimin e Frontit Europjan si një forcë apo bllok për t’i paraprirë vendit nga rreziku që i kanoset.

“Qëllimi jonë nuk ka qenë të mbizotërojmë si parti më e madhe, për ne qëllimi kryesor ka qenë ndërtimi i frontit dhe ne e kemi filluar si objektiv para një viti e gjysmë. Kemi mbajtur takime që promovonin një Front Evropian. Ne përveç se jemi parti politike jemi parti edhe me përgjegjësi për lëvizjet jashtë Maqedonisë për rajonin dhe Kontinentin edhe jashtë Kontinentit. Vitin e kaluar unë thashë që Ukraina nuk është larg, dhe Rusia do të lëvizte në vendet që i ka pasur në kuadër të Bashkimit Sovjetik. Filluan ca parti politike ca analistë që nuk dinë se si bëhet analiza të bëjnë shaka, dhe ja se çfarë ndodhi. Ky rrezik është ekzistues dhe Rusia është duke vepruar sidomos në Ballkanin Perëndimor.

Të lidhura

None found

Rusisë nuk i konvenon një Maqedoni e paqtë, as një Kosovë e as një Shqipëri e paqtë, asaj i intereson që të ketë vatra zjarri që ajo suksesshëm t’i fusi nën kthetrat e veta të gjitha ato hapësira që i ka pasur nën Bashkimin Sovjetik.
Prandaj kemi zgjedhur të dalim me moton jo Rusisë dhe po Europës, dua t’i falënderoj të gjithë liderët e partive politike që jemi bashkuar në një front, dhe këtu autorësi nuk ka vetëm BDI-ja por të gjitha këto parti politike të cilat janë rreshtuar dhe janë bashkuar në kuadër të këtij fronti, që vendi ynë suksesshëm”, tha Ahmeti.

Tags: Ali Ahmeti

të fundit

The state failed to protect her: The femicide that shook Kosovo

Arlinda Zekaj iu drejtua policisë shumë herë duke kërkuar mbrojtje. Por policia mendonte se ajo po e ekzagjeronte. Më 25…

1 second ago

Cyberattacks on refrigeration systems alarm Europe: how temperatures can be changed remotely and what measures should be taken

Një formë e re dhe shqetësuese e sulmeve kibernetike po kërcënon sigurinë ushqimore në Europë. Hakerat po arrijnë të depërtojnë…

17 seconds ago

Abdul El-Sayed mposht Mike Rogers në Michigan; pritet të jetë senatori i parë mysliman në SHBA dhe ironizon J.D. Vance për betimin në janar

Demokrati Abdul El-Sayed ka fituar garën për një vend në Senatin amerikan në shtetin e Michiganit, duke mposhtur kandidatin republikan…

38 seconds ago

Chris Pappas fiton garën në New Hampshire: greko-amerikani i parë në Senat pas 14 vitesh dhe burri i parë homoseksual i zgjedhur senator

Demokrati Chris Pappas ka fituar garën për një vend në Senatin amerikan, duke siguruar 56.3% të votave në shtetin e…

54 seconds ago

After Republicans’ defeat in US elections, Musk jokes about “space lasers”

Miliarderi Elon Musk ka reaguar me ironi ndaj rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, ku demokratët siguruan…

55 seconds ago

Trepça synon fitoren e katërt në përballjen me Trierin

Sot, por nga ora 20:00 në kuadër të kësaj gare, luan edhe kampionia e Kosovës, Trepça që është pjesë e…

1 minute ago