Categories: Uncategorized

Ali Ahmeti nuk tërhiqet, skema që mund të nxjerrë jashtë loje Zaev

Kreu i partisë BDI në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti tha në “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv, se mund të bëjë koalicion për qeverinë e re edhe me partinë e ish kryeministrit Gruevski nëse pranon kushtin e vendosur nga BDI për kryeministër shqiptar. Ahmeti tha se nuk tërhiqet nga kushti që qeverinë këtë herë ta drejtojnë shqiptarët pasi i kanë treguar vlerat e tyre në 20 vite qeverisje në situata të vështira.

Ahmeti tha se nuk i bën këto kërkesë për t’u tallur me shqiptarët dhe elektoratin e tij. BDI për 20 vite ka qenë faktor për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut dhe me marrjen e 15 mandateve në zgjedhjet e fundit, Ali Ahmeti kërkon që në krye të qeverisë të vendoset një kryeministër shqiptar dhe duket se negociatat e tij vijojnë si me LSDM e Zaev dhe atë të VMRO/DPMNE e ish kryeministrit Gruevski, një parti nacionaliste.

Të lidhura

None found

“Sigurisht që ne nuk kemi dalë të bëjmë shaka me elektoratin tone dhe me shqiptarë, kërkesa jonë është serioze dhe dua të dëgjojë kundërshtarët pse nuk i pranon këtë gjë. A do bashkëpunonim me VMRO/DPMNE? Përpara nesh i kemi të gjitha opsionet që jemi duke punuar dhe analizuar. Në 20 vite kemi punuar dhe bashkëpunuar me komunitetin ndërkombëtar dhe kemi menaxhuar situata më të vështira dhe miqtë qe kemi krijuar nuk më duhen mua por i duhen shtetit për një zgjidhje sa më të mirë për kohën.

Përpjekje për rikthimin VMRO/DPMNE ka por ne do të marrim qëndrimin e duhur në interes të vendit dhe të qytetarëve. ka lëvizje po jo lëvizje të cilat jemi ende duke bërë vlerësime dhe duke analizuar dhe duke u menduare konsulta e sipër, kemi një përvojë 20 vjeçare dhe ne kurrë nuk duam që vendit t’i vijë e keqe, por kërkojmë politika të qëndrueshme dhe dobiprurëse për stabilitetin e vendit”, tha Ahmeti.

I pyetur nëse kanë nisur negociatat me Zoran Zaev , Ahmeti tha se nuk kanë nisur ende pasi janë ende në atë pushimin pas zgjedhor. Ahmeti tha se u lënduar nga deklaratat e tij ku ofendonte shqiptarët, por që qëllimi i tij është krijimi i stabilitetit të vendit dhe për këtë do të bashkëpunoj nëse arrihet dakordësia.

“Jo, nuk kanë nisur negociatat me Zaev , akoma jemi në atë pushimin dhe qetësimin pas zgjedhore. Ndoshta po bën përpjekje për ndonjë qetësi shpirtërore dhe ndoshta është lodhur ta nxjerrë BDI në opozitë dhe nuk ia doli. Më vjen rendë që ka ofenduar të gjithë shqiptarët duke thënë se ‘nuk vlejnë as 5 pare” megjithatë po tregohem i qetë dhe dobiprurës pavarësisht se u preka”, tha Ahmeti.

Kreu i BDI, Ahmeti tha gjithashtu se ka kontaktuar me partitë e tjera shqiptare për tu takuar dhe disa kanë shprehur gatishmërinë e tyre.

“Vendit i duhet stabiliteti, i kam kontaktuar partitë shqiptare dhe do të shohim se si të përballojmë të ardhmen dhe të gjejmë zgjidhje. I kam ftuar dhe kam kërkuar të takohemi, ku secili ka shprehur gatishmërinë, por do të shohim për bashkëpunim, pasi jemi ende në pritje të certifikimit të rezultateve”, tha Ahmeti.

të fundit

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

2 minutes ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

2 minutes ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

2 minutes ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

8 minutes ago

5 tregues se dikush nuk ju pëlqen në heshtje: Buzëqeshja mund ta maskojë, por sjellja e zbulon

Mund të bisedojë, të bëjë shaka dhe të sillet sikur gjithçka është në rregull. Megjithatë, disa ndryshime në shikim, mimikë…

9 minutes ago

Të shtëna në një dyqan në Kaliforni, humb jetën 31-vjeçarja shtatzënë dhe plagosen gjashtë persona

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

20 minutes ago