Screenshot
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi në emisionin Click Plsu në RTV21 se zgjedhjet e parakohshme përbëjnë zgjidhjen më të mirë për vendin, raporton TV21. Sipas tij, nevojitet krijimi i një klime të re, ndërsa gjendja në vend nuk duhet lejuar të përkeqësohet më tej.
None found
Ahmeti sqaroi se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme nuk parashikohet gjatë këtij viti, por vitin e ardhshëm. Ai theksoi se BDI-ja është e përgatitur për zgjedhje në çfarëdo kohe që ato mund të organizohen, madje edhe nëse do të zhvilloheshin nesër.
Sipas Ahmetit, ndryshimi i klimës është i domosdoshëm dhe, siç vlerësoi ai, edhe partia maqedonase që përbën shumicën e ka kuptuar se situata nuk po ecën mirë. Ai kërkoi kujdes gjatë përzgjedhjes, si dhe respektim të shumicës së shqiptarëve, duke përsëritur se rruga më e përshtatshme do të ishin zgjedhjet e parakohshme.
Duke folur për përfshirjen e VLEN-it në Qeveri, lideri i BDI-së e kritikoi këtë vendim, pasi, sipas tij, hyrja është bërë pa legjitimitet. Ahmeti u shpreh se ky duhet të jetë rasti i fundit kur partitë shqiptare bëhen pjesë e Qeverisë pa pasur legjitimitet, ndërsa për VLEN-in tha se e ka shitur lëkurën shumë lirë.
Mes të tjerash, Ahmeti kujtoi se BDI-ja ka qeverisur për një dekadë me VMRO-në dhe për një dekadë me LSDM-në, por nënvizoi se asnjëherë nuk është futur në Qeveri pa marrëveshje.
Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit kroat Josko Gvardiol nga Manchester City, pasi e sheh atë si profilin…
Kombëtarja e Kosovës ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen vendimtare ndaj Republikës së Irlandës, e cila zhvillohet të martën në Dublin,…
Gjykatësi kushtetues Osman Kadriu ka bërë të ditur se në muajin dhjetor i përfundon mandati në Gjykatën Kushtetuese. Këtë e…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se e vetmja zgjidhje është shkuarje në zgjedhje të parakohshme parlamentare.Ai tha se edhe…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social X disa postime të bëra më herët nga gazetari rus Chay Bowes,…
Një vatër e fuqishme zjarri ka përfshirë mbrëmjen e sotme një objekt blegtoral dhe magazinë të mbushur me bar të…