Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se ka qene vet ai që kërkuar që Artan Grubi të rikthehej në Maqedoninë e Veriut dhe të përballet me përgjegjësinë, në rast se ka keqpërdorur besimin e tij. Ai nënvizoi se synon vendosjen e një drejtësie të vërtetë dhe jo selektive, ndërsa shprehu shpresën që Grubi të lirohet nga arresti shtëpiak dhe çështja të vijojë më tej.
“Kam qenë personi që ka këmbëngulur më shumë që Artan Grubi të kthehet në Maqedoninë e Veriut dhe të përballet me procesin. Ia kam thënë qartë: nëse e ke keqpërdorur besimin tim, duhet të përgjigjesh. Ai ishte betuar se do të punonte me ndershmëri dhe më ka thënë vetëm një gjë: ‘Kam punuar me ndershmëri’”, u shpreh Ahmeti.
None found
Kreu i BDI-së tha se e ka bërë këtë kërkesë publikisht dhe u ka bërë presion autoriteteve vendore që Grubi të paraqitet e të japë llogari. “Nuk dua drejtësi selektive, por drejtësi të mirëfilltë. Mendoj se gjërat po ecin mirë. Hapi i parë është lirimi i tij nga arresti shtëpiak, më pas do të shohim se si do të vijojë procedura”, deklaroi Ali Ahmeti.
DJ Gimbo ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij…
Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin ‘Nënë Tereza’ ka marrë një atmosferë…
Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë orëve të pasdites në zonën e Dibrës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.…
Dashi Shfrytëzojeni gjithë kohen e lire sot për ta kaluar me atë qe keni ne krah sepse me vone do…
Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin 'Nënë Tereza' ka marrë një atmosferë…
Modelja shqiptare Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma i kanë dhënë fund beqarisë, duke zgjedhur Maldivet për të…