Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit, u takua me ish-kryetarët e Kuvendit. Gashi nënshkroi Vendimin për themelimin e Këshillit të ish-kryetarëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë takimit të tretë me Tito Petkovskin, Nikolla Popovskin, Trajko Veljanoskin dhe Jovan Mitreskin.
None found
Kryetarët e Kuvendit ishin informuar për idenë dhe qëllimin e miratimit të Vendimit në dy takimet e mëparshme, të mbajtura më 21 tetor 2025 dhe 7 prill 2026.
Sipas Kabinetit të Gashit, Këshilli do të funksionojë si një trup këshillëdhënës dhe konsultativ joformal. Themelimi i tij synon të garantojë vazhdimësinë e kujtesës institucionale të Kuvendit, të nxisë zhvillimin e praktikës parlamentare dhe demokracisë, si dhe të japë mendime profesionale dhe këshillëdhënëse për çështjet me rëndësi për punën e Kuvendit.
Gjithashtu, përfaqësuesit diskutuan çështje të caktuara procedurale që lidhen me punën e Kuvendit. Bashkë me to, u trajtuan çështjet që kanë të bëjnë me digjitalizimin e punës së Kuvendit, në kuadër të Strategjisë Nacionale për Digjitalizim, dhe u diskutua ideja e Bibliotekës së Kuvendit. Në takim u foli edhe për çështje aktuale të tjera me interes për punën e Kuvendit dhe për shtetin, sipas njoftimeve nga Kabineti i Gashit.
Po vazhdon situata e tensionuar para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës. Protestuesit po përballen me Policinë, e cila po përdor…
Aleanca ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media. Kjo pas tensionimit të situatës përreth Kuvendit të Kosovës. Partia e udhëhequr…
Organizuesi i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka akuzuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, se i…
Policia e Kosovës ka njoftuar se protesta pranë Qeverisë dhe Kuvendit ka vazhduar edhe gjatë mbrëmjes, ndërsa pas hedhjes së…
Pasi kanë renditur një sërë akuzash në drejtim të qeverisë të drejtuar nga kryeministri Edi Rama, protestuesit kanë nisur marshimin…
Pavarësisht eskalimit të situatës dhe përdorimit të gazit lotsjellës nga Policia e Kosovës, Daut Haradinaj po vazhdon të qëndrojë në…