Categories: maqedoni

74-vjeçari nga Pallatica pësoi djegie teksa tentonte të fikte zjarrin që i dogji makinën

Një banor 74-vjeçar i fshatit Pallaticë të Tetovës është lënduar pasi u përpoq të shuante flakët që përfshinë dhe dogjën tërësisht automjetin e tij.

Sipas njoftimit të SPB Tetovë, ngjarja u raportua dje, rreth orës 15:15, në Departamentin e Zjarrfikësve të Tetovës. Zjarri kishte rënë në një arë pranë rrugës lokale që lidh fshatrat Pallaticë dhe Ozurmishtë.

Të lidhura

None found

Gjatë këqyrjes së vendit u konstatua se pronari i automjetit, M.S., kishte ndezur barin e thatë për të pastruar fushën. Flakët më pas u përhapën dhe përfshinë makinën “Volkswagen Golf”, e cila ishte parkuar aty.

Zjarri shkrumboi plotësisht automjetin dhe një pjesë të sipërfaqes së mbuluar me bar të thatë. I moshuari u transportua për trajtim në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa shuarja e zjarrit u krye nga Departamenti Territorial i Zjarrfikësve të Tetovës.

të fundit

Familja e përjashtoi pasi u lidh me vëllain binjak të ish-bashkëshortit dhe pati një fëmijë me të

U dashurua me kunatin dhe bëri fëmijë me të, familja e përjashtoi — Klan Kosova [...]Read More...

6 seconds ago

Skopje, the highest monthly salary reaches nearly 190,000 euros

Nga Shkupi vjen edhe rroga rekord absolut në vend prej pak më pak se 190.000 euro në muaj bruto e…

11 minutes ago

74-year-old man from Pallaticë suffers burns while trying to put out fire that destroyed his car

Një 74-vjeçar nga fshati Pallaticë i Tetovës pësoi djegie pasi u përpoq të shuante një zjarr në të cilin makina…

11 minutes ago

Lutfi Dalipi rrëfen për formën, rekordin e asistimeve dhe të ardhmen e tij ndërkombëtare

Mesfushori shqiptar, Lutfi Dalipi e ka pushtuar Superligën e Zvicrës me një stuhi të madhe. Ai ka folur gjerë e…

13 minutes ago

SPERTK calls for RTK employees to be included in the 13th salary: Equal treatment must be guaranteed

Sindikata e Pavarur e RTK-së (SPERTK0 i ka bërë thirrje Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere që ta trajtojë me…

14 minutes ago

Islami: Serbia is behind the terrorist acts in Banjska and against the Ibër-Lepenc canal

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka akuzuar Serbinë për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë dhe në sulmin…

14 minutes ago