lifestyle

“Zoti i dha një shans të dytë”, në spital e deklaruan të vdekur, 76-vjeçarja “rikthehet” në jetë 8 orë më vonë (VIDEO)

Në Ekuador dhe jo vetëm, komentet mbi “ringjalljen” e Bella Montoya, 76 vjeçare, nuk kanë të ndalur.

E moshuara u deklarua e vdekur në pasditen e së premtes, pasi fillimisht ishte hospitalizuar në orën 9 të mëngjesit (sipas kohës lokale) në spitalin Martin Icaza de Babayoho.

Gilber Rodolfo Balberán Montoya, djali i Bella-s, siguron se Zoti i dha asaj një shans të dytë.

Megjithatë, ai tregon se në spital ka pasur neglizhencë, raporton El Universo.

“E dërgova atë në spital rreth orës 9 të mëngjesit, dhe pasdite një doktor më tha se nëna ime kishte vdekur”, deklaroi Balberán.

Ai tutje shtoi se nëna e tij ishte brenda arkivolit nga ora 14 deri pas orës 18, atëherë kur familjarët e Bella vunë re se ajo kishte shenja jete në momentin që ata e hapën arkivolin për t’ia ndërruar rrobat.

“Nëna ime filloi ta lëvizte dorën e saj të majtë, hapi sytë dhe gojën, ajo po bënte përpjekje për të marrë frymë”, tha tutje Gilber.

të fundit

Vr*sja e Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe të tjerët paraqiten në gjykatë. Çfarë pritet të ndodhë

Këtë të mërkurë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca për shqyrtimin gjyqësor të të akuzuarve për vrasjen e…

14 seconds ago

Durrës/ Morën peng 48-vjeçarin dhe e dhunuan në makinë, shpallen në kërkim 4 agresorët

Katër të rinj në Durrës, morën peng dhe më pas e dhunuan në makinë një 48-vjeçar. Policia e Durrësit, ka…

24 minutes ago

Dyshohet se abuzoi me vajzën e tij 12-vjeçe, mbërrin në gjykatë babai monstër

Ditën e djeshme, një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Sheqishtë në Fier, ku specialistët për Hetimin e Krimeve në…

50 minutes ago

Misteri i zhdukjes së mikut të Aleksandër Sadikajt, publikohet FOTO-ja e Eraldo Muçit

Prej disa ditësh, 30-vjeçari nga Memaliaj Eraldo Muçi, është zhdukur pa lënë gjurmë. Muçi ka qenë një prej miqve më…

1 hour ago

Kontrata e pendesës/ Nga ulja e dënimit deri tek pasuritë, marrëveshja me 7 pika e Erjon Alibejt me SPAK-un

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka nxjerrë nga sirtarët e saj dhe ia ka vënë në dispozicion avokatëve, marrëveshjen ligjore të…

2 hours ago

Re të mëdha tymi toksik mbulojnë Elbasanin/ Zjarri në landfill aktiv prej më shumë se 10 orësh (VIDEO)

Ditën e djeshme, zjarri që përfshiu fushën e mbetjeve në landfillin e Elbasanit vijon ende. Flakët janë përhapur me shpejtësi,…

2 hours ago