lifestyle

Zgjidhje ekonomike: Si ta mbani shtëpinë e freskët, edhe kur është vapë

Temperaturat e larta janë një problem jo i vogël gjatë stinës së verës. Gjatë ditës, ka raste kur ju duket se shtëpia është edhe më e nxehtë se ambienti i jashtëm. Krahas kondicionerëve, apo mënyrave të tjera të freskimit pak më të kushtueshme, ka edhe disa gjëra që mund të bëni pa shpenzuar thuajse asgjë:

– Është më lehtë të ruash një temperaturë konstante në shtëpi sesa të përpiqesh të ulësh temperaturën e marrë nga i nxehti. Mbajini hapur gjithë dritaret e shtëpisë gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit. Në mëngjes hapni edhe derën e shtëpisë. Pasi shtëpia është freskuar dhe temperatura brenda është më e ulët se jashtë, mbyllni dritaret dhe derën.

Të lidhura

None found

– Gjatë kohës së drekës, kur temperatura është edhe më e lartë, vendosni një copë të errët në dritare për të penguar direkt dritën e diellit.

– Pas perëndimit të diellit, nëse shtëpia ju duket më e nxehtë se jashtë, vendosni freskuesen apo ventilimin (nëse keni) përballë dritareve. Kjo do të bëjë që nxehtësia të largohet gradualisht nga dhoma/shtëpia.

– Evitoni sa të mundeni përdorimin e furrës. E gjithë nxehtësia jo vetëm që do ta bëjë të “vuajë” personin që po gatuan por do të ndikojë dhe në temperaturën e gjithë shtëpisë. Kërkoni për receta verore, të thjeshta dhe pa pjekje. Nëse keni një shtëpi me oborr, apo ballkon të madh, provoni të gatuani diçka në një zgarë, duke bërë kështu edhe një BBQ në shtëpi.

– Evitoni dushet e nxehta. Përdoni një temperaturë neutrale uji dhe pini sa më shumë ujë të ftohtë!

të fundit

Kryeprokurori Zejnulla Gashi arrin marrëveshje me Institutin e Bazelit për kthimin e pasurive të paligjshme

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Bazelit për Qeverisje (IBQ) dhe Qendrën Ndërkombëtare…

2 minutes ago

Muqiqi: Rama e ka lënë Kosovën pas Serbisë, Shqipëria ka humbur kredibilitetin

Analisti politik dhe gazetari Ismail Muqiqi ka deklaruar se Kosova prej kohësh ka humbur përkrahjen e diplomacisë shqiptare, duke e…

3 minutes ago

Trajneri i Shamrock Rovers vlerëson Egnatian dhe tregon ndihmën e marrë nga lojtari i Vllaznisë

Stephen BradleyNdërsa në ndajnë edhe pak orë nga ndeshja Shamrock Rovers – Egnatia, raundi i 3-të i Europa League, trajneri…

9 minutes ago

Prosecutor’s Office Seeks Detention of 41-Year-Old Kratovo Woman for Usurping “Kuklica” and Assaulting Police Officers

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Kumanovë në gjykatën kompetente ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për…

12 minutes ago

MAFRD and FVA to Publish Findings of Dairy Industry Inspections

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), do të mbajë…

12 minutes ago

Grajqevci: Serbia Concealed Mass Graves Through an Organized Plan

Kryetari i Këshillit Koordinues të Shoqatave të Familjarëve të Personave të Zhdukur në Kosovë, Ahmet Grajqevci, ka deklaruar se prej…

13 minutes ago