Shumë femra mendojnë se shenjat e plakjes janë të dukshme vetëm në fytyrë dhe përqëndrohen në përkujdesjen e saj, duke lënë pas dore pjesën e qafës e cila është edhe më delikatja. Me kalimin e kohës muskujt e lëkurës kontraktohen dhe si pasojë formohen rrudhat e para në qafë, të cila të krijojnë përshtypjen e një gushe të dytë.
Masazhimi është një nga mënyrat më efektive që pengon formimin e rrudhave dhe gushës së dytë. Sipas dëshirës mund të përdorni vajëra natyralë, për shembull vaji esencial i limonit është i pasur me vitaminë C dhe ushqen me antioksidantë lëkurën, nga ana tjetër vaji i sherebelës hidraton dhe gjallëron lëkurën. Një mënyrë tjetër shumë efektive është edhe masazhimi me kuba akulli. Merrni 3 kuba akulli dhe masazhoni qafën për 10 minuta. Ky veprim i përnatshëm ul inflamacionin e lëkurës, aktivizon qarkullimin e gjakut dhe tonifikon muskujt e qafës.
None found
Por jo më pak të rëndësishme janë maskat, ndaj dhe me poshtë ju propozojmë një kombinim shumë efektiv që eliminon rrudhat e qafës.
Përbërësit: 1 banane e pjekur mirë, 2 të bardha vezësh dhe 1 lugë çaji mjaltë.
Shtypni bananen, më pas shtoni të bardhat e vezëve dhe mjaltin. Punojeni maskën me gishta pasi në këtë mënyrë ushqeni dhe duart. Pasi maska të jetë bërë homogjene masazhoni qafën më lëvizje të ngadalta dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.
Kjo maskë duhet përsëritur dy deri në tre herë në javë për të arritur rezultate të shpejta.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka akuzuar opozitën se po përpiqet të paraqesë protestat si tubime…
Partia Demokratike ka shpërndarë një mesazh në grupet e komunikimit me demokratët, ku u bën thirrje anëtarëve të saj të…
Këtë të enjte, Shqipëria po përballet me një situatë të rrezikshme meteorologjike. Reshje të dendura dhe me intensitet të lartë…
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, gjatë vizitës në Tiranë dhe fjalës së mbajtur në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian,…
Këtë të enjte, debate të ashpra kanë përfshirë seancën e fundit parlamentare, ku përfaqësues të opozitës kanë lëshuar akuza të…
Trabzonspori përballet sot me CSKA Sofia-n. Ernest Muçi, nuk ka udhëtuar në Bullgari për sfidën e Ligës së Konferencës, pasi…