lifestyle

Zbulohet minimumi i gjumit që duhet për të shmangur problemet me shëndetin

Gjumi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin tonë dhe sipas një studimi të PLoS Medicine orët e gjumit duhet të jenë minimumi 5. Nga analiza rezulton se “kohëzgjatja e gjumit është e lidhur me sëmundje kronike”.

Për të arritur në këto përfundime, studiuesit kanë intervistuar rreth 8000 zyrtarë të Mbretërisë së Bashkuar. Sipas përgjigjeve të tyre, ekspertët kanë studiuar lidhjen midis sëmundjeve të tilla si kanceri apo diabeti dhe gjumit. Pas dy dekadash ndjekjeje, përfundimet janë si më poshtë:

Të lidhura

None found

Personat që flinin pesë ose më pak orë, rreth moshës 50 vjeç, probabiliteti për të vuajtur nga sëmundje të këtyre karakteristikave ishte 30% më i lartë se ata që flinin 7 orë.

Nëse në moshën 50-vjeçare reduktohen orët e gjumit, kjo lidhet me një rrezik më të lartë të vdekjes si pasojë e të njëjtave sëmundje.
Derk-Jan Dijk, në një deklaratë për BBC, tha se rezultatet e këtij studimi përforcojnë idenë se “pak gjumë nuk është mirë për ne. Në përgjithësi, nuk është e shëndetshme”.

Çfarë duhet bërë për të fjetur mirë?

Disa këshilla që shërbejnë për të përmirësuar cilësinë e gjumit përfshijnë shmangien e gjumit pas ngrënies, reduktimin e konsumit të kafeinës dhe alkoolit me afrimin e kohës së gjumit ose qëndrimin aktiv gjatë ditës, në mënyrë që trupi të lodhet para gjumit.

Në rast se, edhe duke ndjekur këto këshilla, e keni vështirë të flini, rekomandohet leximi i një libri.

të fundit

Murati seeks an explanation from SPAK over the lack of a request to arrest Balluku

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

3 hours ago

Papin kritikon Mbappen: Prezantimi në media i dëmtoi ëndrrën për Topin e Artë

Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…

4 hours ago

Murati kërkon shpjegime nga SPAK për mungesën e një kërkese për arrestimin e Ballukut

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

4 hours ago

Klodiana Lala: Refusing a second SPAK request for Balluku would raise suspicions about Rama

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…

4 hours ago

Charles honors the four marines killed when the HMBS Flamingo sank in the Bahamas

Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…

4 hours ago

€122 million more for wages and pensions in the 2026 budget

Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…

4 hours ago