lifestyle

Vesi që rrit rrezikun e sëmundjeve të rënda

Kanceri është ndoshta frika më e madhe e shumicës së njerëzve kur bëhet fjalë për problemet shëndetësore. Sëmundja konsiderohet një armik i vështirë me të cilin askush nuk dëshiron të përballet.

Por a mund të bëjmë diçka për të reduktuar rrezikun e kancerit?

Të lidhura

None found

Po, thonë ekspertët, të cilët theksojnë se një ndryshim i vogël në zakone mund të bëjë diferencën. Në veçanti, gjetjet e reja të kërkimit, të publikuara në JAMA Network Open , lidhin rrezikun e zhvillimit të kancerit me një armik të njohur të shëndetit: Alkoolin.

Të rriturit që konsumojmë më shumë alkool janë më të rrezikuar për të zhvilluar kancer në krahasim me ata që nuk konsumojnë. Studimi përfshiu 4.5 milionë njerëz. Studiuesit donin të shqyrtonin lidhjen midis reduktimit, ndalimit ose rritjes së konsumit të alkoolit dhe zhvillimit të kancerit i lidhur me alkoolin, si dhe të gjitha llojeve të kancerit.

Pas përfundimit të periudhës së studimit, studiuesit arritën në disa përfundime interesante:

–Ata që rritën sasinë e alkoolit që konsumuan ishin më të rrezikuar për t’u prekur nga kanceri në krahasim me ata që nuk ndryshuan zakonet e tyre, duke ruajtur të njëjtat nivele të konsumit.

–Ata që nuk pinin dhe filluan të konsumonin sasi të vogla, të moderuara ose të shumta të alkoolit ishin gjithashtu më të rrezikuar në krahasim me ata që nuk pinin alkool.

–Ata që pinin pak dhe ndaluan së konsumuari alkool ishin më pak të rrezikuar.

–Ata që dikur pinin shumë dhe reduktuan konsumin e tyre në nivele të moderuara ose të ulëta kishin një rrezik të reduktuar të zhvillimit të kancerit në krahasim me ata që vazhdonin të pinin shumë.

Së fundmi, një tjetër përfundim është befasues: ata që pinin sasi të moderuara ose të shumta të alkoolit dhe e kishin lënë alkoolin, ishin shumë më të rrezikuar në krahasim me ata që nuk ndryshuann zakonet e tyre.

Megjithatë, ky rrezik u zhduk tek ata që nuk konsumonin alkool dhe nuk filluan të pinin më. Studiuesit arritën në përfundimin se “gjetjet e këtij studimi theksojnë se politikat për të reduktuar ose ndaluar pirjen e alkoolit duhet të forcohen ndër të tjera, si një masë parandaluese për kancerin”.

të fundit

Shehaj on the 161st day of the protest: Albanians demand a change to the corrupt political class

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar nga protesta që ka hyrë në ditën e 161-të, duke theksuar se…

4 minutes ago

Molotov cocktail thrown outside prime minister’s office after protest moves

LIVE- Protesta zhvendoset para Kryeministrisë, hidhet molotov [...] Read More... The post Molotov para Kryeministrisë pas zhvendosjes së protestës appeared…

5 minutes ago

Police use water cannon on protesters amid tensions outside Ministry of Education

Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve [...] Read More... The post Policia…

5 minutes ago

After hours of protest outside the Ministry of Education, protesters march toward the Prime Minister’s Office

Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë [...] Read More... The post Pas disa orësh…

5 minutes ago

Superliga e basketbollit hap sot rrethin e dytë me dy përballje

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me dy përballjet e para të xhiros së tetë, e cila shënon edhe…

5 minutes ago

SDSM calls for investigation into Alta Bank’s entry into North Macedonia’s market

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë pretendon se kryeministri Hristijan Mickoski ka marrë vendimin për hyrjen e Alta Bankës në tregun maqedonas…

6 minutes ago