lifestyle

Ushqimet me vitaminë B5, kundër alergjive

Vitamina B5 e njohur ndryshe si acidi pantotenik është shumë e rëndësishme për organizmin.

Ajo vjen në ndihmë kundër rënies së flokëve, alergjive, stresit, ankthit, çrregullimeve me frymëmarrjen dhe problemeve me zemrën.

Të lidhura

None found

Ajo rrit imunitetin, zbut osteoartritin, shenjat e plakjes së parakohshme, mban nën kontroll diabetin dhe rrit rezistencën kundër një sërë infeksionesh, transmeton agroweb.

Një ushqyerje e pasur nënkupton praninë e bollshme të kësaj vitamine kaq të nevojshme për shëndetin dhe mirëqenien e organeve. Ajo luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e transmetuesve nervorë në tru, steroideve dhe përthithjen e yndyrave, proteinave dhe ushqyesve të tjerë nga ushqimet.

Thënë shkurt, kjo vitaminë është e pazëvendësueshme për shëndetin.

Simptomat e mungesës së vitaminë B5

Nëse ndonjëherë ju duket sikur nuk i ndieni këmbët dhe më pas ju kaplojnë dhimbjet, atëherë duhet të dini se kjo është një simptomë e mungesës së vitaminës B5.

Kjo simptomë shoqërohet nga ndjenja e vazhdueshme e lodhjes së gjithë trupit.

Simptoma të tjera përfshijnë pagjumësinë, aneminë, të vjellat, kontraktimet e muskujve dhe çrregullime jo normale të lëkurës.

Ku gjendet vitamina B5?

Burimet më të rëndësishme të kësaj vitamine janë kërpudhat, brokoli, lakra, bishtajoret, salmoni dhe barishtet. Kjo vitaminë gjendet edhe tek vezët, peshqit, majaja, arrorët, qumështi, djathi, gruri dhe kikirikët.

Vlerat shëndetësore të vitaminës B5

Stimulon hormonet

Vitamina B5 sintetizon shumë përbërës organikë të rëndësishëm për trupin e njeriut. Për shembull, ajo është e rëndësishme për formimin e yndyrave, proteinave, karbohidrateve, amino acideve dhe antibiotikëve. Kjo vitaminë stimulon gjithashtu hormonet e veshkave.

Largon stresin

Vitamina B5 është me famë sa i përket heqjes së stresit dhe zgjidhjes së disa problemeve mendore si ankthi dhe depresioni.

Ajo rregullon hormonet që janë përgjegjës për krijimin e këtyre problemeve mendore.

Shëndeti i zemrës

Vitamina B5 bën një punë të mrekullueshme në mbrojtjen e funksioneve të zemrës.

Ajo rregullon nivelin e kolesterolit dhe mban nën kontroll tensionin e gjakut.

Gjallëria fizike dhe mendore

Vitamina B5 ndihmon në zbutjen e lodhjes dhe drobitjes fizike dhe rikthen të gjitha aktivitetet e metabolizmit.

Vitamina B5 rrit gjallërinë e trupit dhe e bën atë të jetë efikas në kryerjen e detyrave të përditshme.

Kjo vitaminë vlerësohet shumë nga njerëzit aktivë dhe ata që merren me sport.

Kujdesi për lëkurën dhe flokët

Vitamina B5 ndihmon në ruajtjen e shëndetit të lëkurës dhe paraqitjes së bukur të saj.

Ajo vonon shfaqjen e parakohshme të shenjave të plakjes, rrudhave dhe njollave të moshës.

Studimet kanë treguar se ajo luan një rol të rëndësishëm në pigmentimin e flokëve dhe parandalon zbehjen e ngjyrës.

Vitamina që tretet në ujë

Vitamina B5 i përket atij grupi vitaminash që treten në ujë nëse merren si suplement. Rrjedhimisht ajo nuk shoqërohet nga substanca toksike në organizëm.

Kjo vlerë e bën këtë vitaminë shumë efikase për njerëz të të gjitha grupomoshave.

Sistem i fortë imunitar

Vitamina B5 është shumë e mirë në forcimin e sistemit imunitar, duke na ardhur në ndihmë kundër një sërë infeksionesh apo sëmundjesh.

Nëse dëshironi që të zvogëloni gjasat e prekjes nga një sëmundje e keqe atëherë përpiquni të maksimizoni numrin e qelizave të bardha dhe të mbani sistemin imunitar të mbrojtur.

Këtë mund ta bëni duke ngrënë ushqime të pasura me vitaminë B5.

Rrit nivelet e hemoglobinës

Vitamina B5 arrin të rrisë nivelet e hemoglobinës në trupin e njeriut. Ajo ndihmon mëlçinë në metabolizmin e substancave toksike.

të fundit

Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...

4 hours ago

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

4 hours ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

6 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

6 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

6 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

6 hours ago