lifestyle

Urinoni në dush? Mjekja shpjegon pse duhet të hiqni dorë menjëherë nga ky zakon

Debati nëse është apo jo mirë të urinoni në dush, është tradicionalisht i lidhur me problemet e higjienës.

Në një video virale të Tik Tok, mjekja Alicia Jeffrey Thomas, trajtoi temën e ndjeshme në një video të titulluar “pse nuk duhet të urinoni në dush”.

Mjekja shpjegoi se zakoni mund të ndikojë si në përshtatshmërinë e fshikëzës ashtu edhe në dyshemenë e legenit.

Në videon, e cila tashmë ka fituar dhjetëra mijëra pëlqime, doktoresha Jeffrey Thomas shpjegoi: “Nëse urinoni në dush, apo hapni rubinetin dhe pastaj uleni në tualet dhe urinoni, po krijoni një lidhje në tru midis zhurmës së ujit të rrjedhshëm dhe nevojës për të urinuar”.

“Kur e kombinoni atë me mosfunksionim të dyshemesë së legenit, atëherë kjo potencialisht do të çojë në disa problem të rrjedhjes së fshikëzës kur dëgjoni ujë të rrjedhshëm jashtë dushit”, shtoi mjekja Alicia Jeffrey Thomas.

@scrambledjam Reply to @gwas007 why you shouldn’t pee in the shower (probably part 1 of multiple?) #learnontiktok #tiktokpartner ♬ Similar Sensation (Instrumental) – BLVKSHP

Hulumtimet mbi efektet e ujit të rrjedhshëm sugjerojnë se përjetimi i dëshirës për të urinuar nën zhurmën e ujit është një përgjigje e kushtëzuar dhe refleksive. Arsyeja për këtë besohet të jetë për shkak të ngjashmërisë me zhurmën qe bën kur urinojmë, e cila prodhon një lidhje psikologjike me veprimin.

Një teori e dytë sugjeron që zhurma e ujit të rrjedhshëm bën që truri ynë të komunikojë me sfinkterin – që është unaza e muskujve që kontrollon urinën që kalon përmes uretrës për të bërë atë të hapur. Mos mbajtja e urinës përcaktohet nga NHS si lëshimi i paqëllimshëm i urinës, i cili besohet se prek miliona njerëz. Edhe pse problemi zakonisht shoqërohet me plakjen, lindja e fëmijëve është një tjetër faktor i njohur rreziku.

NHS shpjegon “Shpesh ka vetëm disa sekonda midis nevojës për të urinuar dhe lirimit të urinës. Nevoja juaj për të urinuar mund të shkaktohet nga një ndryshim i papritur i pozicionit, apo edhe nga zhurmat e ujit të rrjedhshëm”.

Për dallim nga gratë, burrat kanë prostatë e cila mbështet fizikëzën, duke e bërë të rregullt urinimin gjatë qëndrimit në këmbë. Mjekja Jeffrey Thomas tha “Për ne që kemi lindur me anatomi femërore, nuk kemi për qëllim të urinojmë në këmbë. Dyshemeja e legenit nuk do të relaksohet siç duhet, që do të thotë se ne nuk do ta zbrazim fshikëzën tonë shumë mirë. Pra, përpiquni të urinoni para se të ndizni ujin e dushit dhe nëse ndjeni nevojë ndërsa jeni nën dush, përpiquni ta injoroni atë”.

të fundit

Parashikimi i horoskopit 21 Qershor, ja shenjat më me fat

Dashi Me Hënën që hyn në shenjën tuaj, parashikohet një ditë interesante. Është momenti ideal për të vënë në jetë…

3 hours ago

Protesta masive në Lindjen e Mesme kundër sulmeve izraelite ndaj Iranit

Protesta të mëdha kanë shpërthyer sot në disa vende të Lindjes së Mesme në përgjigje të sulmeve të fundit ushtarake…

3 hours ago

Tjetër aksident, përmbyset makina në Tepelenë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mezhgoran të Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Leklit…

3 hours ago

Plas sherri në Tiranë, burri shkon në shtëpinë e ish-gruas, konfliktohet me grushta me të afërmit e saj

Një përplasje fizike është regjistruar në zonën e Astirit në Tiranë, ku një burrë ka shkuar pranë banesës së ish-bashkëshortes…

4 hours ago

Stafi i Real Madridit e ka këshilluar Alonson që të mos përdorë tre lojtarë në Kupën e Botës për Klube

Real Madridi mund të jetë i detyruar të kursejë disa nga emrat kryesorë në Kupën e Botës për Klube që…

4 hours ago

Irani sulmohet edhe nga nëntoka! Tërmeti 5.1 ballë lëkund veriun e vendit, frikë dhe panik në rajon mes sulmeve izraelite

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka goditur Iranin verior, në një moment kur vendi ndodhet në mes…

4 hours ago