lifestyle

Tronditet industria e muzikës, kënga e krijuar nga “AI” kthehet në problem për këngëtarët

Pasi një përdorues anonim në rrjetin TikTok krijoi një këngë duke përdorur inteligjencën artificiale, për të cilën shumë njerëz menduan se ishte realizim i yjeve të muzikës, ekspertët thonë se industria e muzikës duhet të gjejë një mënyrë se si ta trajtojë këtë çështje.

Teksti, ritmi dhe zërat e një kënge të postuar në rrjetin Tëitter nga përdoruesi anonim “Ghostëriter977” tingëllonte njësoj si muzikantët e famshëm Drake dhe The Ëeeknd.

Të lidhura

None found

“Heart on my Sleeve”, krijuar nga inteligjenca artificiale, i mahniti artdashësit, por nga ana tjetër irritoi drejtuesit e industrisë. Ekspertët thonë se nuk është e vështirë ta përdorësh inteligjencën artificiale për të krijuar.

Zëri i Amerikës bisedoi me profesoreshë Rebbecca Fiebrink nga Universiteti i Arteve në Londër.

“Kur një kompjuter ka një lloj kuptimi të modeleve që qëndrojnë në themel të zërit në përgjithësi, nuk nevojiten domosdoshmërisht shumë të dhëna nga The Ëeeknd për të prodhuar tinguj që tingëllojnë si ai”.

Kompania muzikore “Universal Music Group”, e cila përfaqëson të dy artistët, publikoi një deklaratë ku thekson nevojën për të mbrojtur muzikën e artistëve. Kënga u hoq nga shumë rrjete. Ekspertët thonë se eksperimente të tilla me AI janë vetëm fillimi.

Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Ge Ëang, me Qendrën për Kërkime Kompjuterike në Muzikë dhe Akustikë në Universitetin Stanford.

“Nuk ka kthim mbrapa. Duhet të mësojmë si të jetojmë më mirë me të.”

Profesori Ëang shpreh shqetësim lidhur me shpejtësinë me të cilën po zhvillohet inteligjenca artificiale.

“Rrezikohet mënyra se si komunikojmë, punojmë apo qeverisim. Rrezikohet mënyra e të bërit art”.

Profesoresha Fiebrink thotë se industria e muzikës do të duhet të vendosë se si ta luftojë ose ta përdorë inteligjencën artificiale.

“A do të vendosin se mënyra më e mirë për të fituar para është të prodhojnë këngë me AI, çka nuk përfshin artistët, në mënyrë që të fitojnë më shumë për veten dhe të mos paguajnë këngëtarët?”

Që nga publikimi i këngës “Heart on my Sleeve”, muzikantja Grimes nxori një program zanor me inteligjencë artificiale që u mundëson përdoruesve të krijojnë muzikë me zërin e saj, duke ofruar ndarjen e fitimeve me 50%./VOA

të fundit

Real Madridi cakton 150 milionë eurot si çmimin e Vinicius Juniorit

Real Madridi nuk do ta shqyrtojë mundësinë e largimit të Vinicius Junior në afatin e ardhshëm të transferimeve për më…

12 seconds ago

Sot protestë kombëtare kundër Ramës dhe qeverisë, mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Ditën e sotme, një protestë kombëtare është paralajmëruar të zhvillohet në orën 14:00, ku qytetarë dhe mbështetës të opozitës pritet…

4 minutes ago

Trump udhëton në Filipine dhe Kinë me zyrtarë të lartë amerikanë; Elon Musk i bashkohet në Shenzhen

Presidenti amerikan Donald Trump po zhvillon vizitat e tij në Filipine dhe Kinë i shoqëruar nga një delegacion i gjerë…

6 minutes ago

Trump largohet nga Filipinet dhe udhëton drejt Kinës, Xi Jinping synon të shfaqë fuqinë teknologjike të Pekinit

Presidenti amerikan Donald Trump ka përfunduar vizitën në Filipine, ku u prit me ceremoni zyrtare dhe qilima të kuq, ndërsa…

6 minutes ago

Horoskopi i sotëm për dashurinë, financat dhe punën

DashiKjo ditë sjell një rikuperim të rëndësishëm, sidomos në aspektin profesional. Tregohuni të duruar në dashuri, pasi dialogu i qetë…

19 minutes ago

Antoneta i vendos kufij Akilit: mes tyre nuk ka njohje romantike

Akili, banori i Big Brother VIP Kosova 5, ka shprehur hapur pëlqimin e tij për Antonetën, por kjo e fundit…

19 minutes ago