lifestyle

Temperaturat e larta dëmtojnë edhe telefonin, 6 mënyra për ta mbrojtur gjatë verës

Me ardhjen e verës vijnë temperaturat e larta, por bashkë me to edhe problemet me smartfonët tuaj.Temperaturat ekstreme mund të kenë një ndikim të madh në komponentët e brendshëm të telefonit tuaj. T

elefoni kur nxehet shumë mund të shkaktojë humbje të të dhënave ose ekspozimi i përsëritur ndaj nxehtësisë mund të ngadalësojë përgjithmonë pajisjen tuaj. Nxehtësia mund të shkaktojë rrjedhje të baterive, duke rrezikuar sigurinë tuaj personale.6 hapa si të mbroni telefonin tuaj nga temperaturat e larta:

Të lidhura

None found

Mbajeni telefonin jashtë xhepit tuaj

Në një ditë të nxehtë, ju nuk duhet ta mbani telefonin tuaj në xhep nëse dëshironi që ai të mos nxehet. Jo vetëm që është e pakëndshme, por ngrohja natyrale e trupit tuaj do të funksionojë kundër procesit të ftohjes.

Ndaloni përdorimin e telefonit tuaj ose vendoseni në ‘airplane mode’

Nëse jeni duke luajtur lojëra ose duke bërë shumë thirrje, telefoni juaj do të punojë më shumë dhe do të gjenerojë më shumë nxehtësi se më parë. Kombinuar me temperaturat e larta përreth, kjo mund të çojë në mbinxehje. Për të ndihmuar telefonin tuaj të ftohet, vendoseni në ‘airplane mode’ dhe mos mos e përdorni atë për ca kohë.

Mos e lini telefonin tuaj në makinë

Një makinë vepron si një serë në një ditë të nxehtë – një studim i kohëve të fundit zbuloi se një makinë e parkuar në diell mund të arrijë temperaturë jashtëzakonisht të larta në vetëm një orë. Kompanitë e smartfonëve rekomandojnë mospërdorimin e telefonëve në temperaturat shumë të larta.

Makinat e nxehta janë natyrisht, gjithashtu një kërcënim për njerëzit dhe kafshët shtëpiake.Mos e karikoni telefonin tuaj kur preket direkt nga rrezet e diellit.

Mbajini në hije ose në çantë

Siç keni provuar ndoshta, karikimi i telefonit tuaj mund të shkaktojë që ai të nxehet. Nëse e lini telefonin tuaj direkt në rrezet e diellit ndërkohë që është duke u karikuar, nxehtësia nga dielli do të shtojë nxehtësinë normale që është një efekt anësor i transferimit të energjisë elektrike në baterinë e telefonit tuaj.

Kjo mund të shkaktojë që telefoni të ngrohet shumë më tepër se zakonisht.

Mos e karikoni telefonin nën jastëkun tuaj

Për të njëjtën arsye, nuk duhet të lini telefonin tuaj nën jastëk, batanije apo materiale të tjera ngrohëse.Në një ditë të nxehtë, nxehtësia e dhënë nga një telefon i karikuar mund të rritet në nivele të rrezikshme nëse nuk lejohet që nxehtësia të shpërndahet me efikasitet. Sigurohuni që të karikoni telefonin tuaj në hije, mundësisht në një sipërfaqe të fortë dhe të ftohtë.

Mos e vendosni telefonin në frigorifer nëse shikoni që po nxehet shumë

Ndërrimi i shpejtë i temperaturës është gjithashtu shumë negativ për telefonin tuaj. Një arsye për këtë është kondensimi: uji ka shumë gjasa të bllokohet brenda telefonit tuaj, duke shkaktuar probleme, nëse e vendosni diku si në një frigorifer kur është shumë i nxehtë. Një mënyrë e mirë është që ta fikni telefonin tuaj dhe ta lini në një zonë të freskët për ca kohë derisa të kthehet në temperaturën e dhomës.

të fundit

INSTAT: Më shumë lëvizje në 2025, rriten me 14.3% udhëtimet jashtë Shqipërisë; Italia dhe Greqia kryesojnë preferencat

Shqiptarët udhëtuan më shumë gjatë vitit 2025, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT,…

2 minutes ago

Meksika dhe pengesa e “ndeshjes së katërt”: “El Tri” sfidon të shkuarën në Kupën e Botës 2026 me Javier Aguirre

Meksika hyn në një tjetër sfidë vendimtare në Kupën e Botës 2026, me presionin historik që rëndon mbi “El Tri”,…

3 hours ago

Publikohen formacionet zyrtare për përballjen Francë – Suedi në Botërorin 2026

Kombëtarja e Francës do të përballet me atë të Suedisë me fillim nga ora 23:00 në kuadër të fazës së…

3 hours ago

Përplasje dhe thirrje për qetësi në protestën e mbrëmjes së sotme

Tensione mes protestuesve janë shënuar mbrëmjen e sotme, ku vijon qëndresa e tyre prej 31 ditësh [...]Read More...

3 hours ago

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ndan momente nga pushimet familjare

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka ndarë me ndjekësit disa momente nga pushimet familjare. Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale,…

3 hours ago

Bellingham shkëlqen me Anglinë, ndërsa Kane mbetet në garë për Topin e Artë

Jude Bellingham edhe një herë dëshmoi pse konsiderohet një nga mesfushorët më të mirë në botë, duke qenë protagonisti kryesor…

3 hours ago