Muaji i ri që sapo nisi, do të ketë sipas yjeve shumë surpriza, ekonomike për disa shenja të Horoskopit. Tre më me fat në zodiak do të shohin të ardhurat e tyre të rriten dhe xhepat e tyre të “fryhen” me para. Lexoni më poshtë se cilët janë ato që do të kenë fat kët muaj për të bërë atë që duan:
Dashi
None found
Viti që ka nisur disa muaj më parë siç e kemi thënë tashmë është veçanërisht i favorshëm për financat tuaja. Përpjekjet dhe puna juaj e palodhur tani do të fillojnë të japin fryte, ndaj përgatituni për një sukses të madh financiar që do të fillojë në maj dhe do të zgjasë deri në fund të tetorit. Të paktën deri atëherë jeni të favorizuar astrologjikisht në këtë fushë. Nga atje, varet nga lëvizjet, strategjitë dhe planifikimi juaj. Nga data 10 maj e në vazhdim, Jupiteri në veçanti, planeti i zgjerimit do të jetë në shenjën tuaj të zodiakut dhe kështu do t’ju ndihmojë të arrini atë që keni në mendje. Kështu që nga mesi i muajit e në vazhdim i keni të gjitha mundësitë për të fituar para. Nëse keni menduar të investoni tani është koha.
Virgjëresha
Edhe ju Virgjëreshat jeni në listën e shenjave me fat që do të merrni para. Në fakt, “çelësi” i suksesit tuaj financiar do të jenë bashkëpunimet e reja që do të vijnë së shpejti. Deri në datën 10 maj, veçanërisht Virgjëreshat e dekadës së 1-rë, do të shihni që ju vijnë mundësi që do të premtojnë fitime të menjëhershme. Gjithsesi kah fundi i muajit duhet të bëni pak kujdes që të mos humbisni brenda një nate atë që do të nxirrni më parë! Në përgjithësi, periudha nga data 2 deri në 28 maj është shumë e favorshme për ju dhe me çfarë lëvizjesh të drejta do të dilni fitimtarë në financat tuaja!
Peshqit
Ju e mirëpritni majin plot shpresë dhe optimist dhe keni besim se jeta juaj do të hyjë në një rrjedhë shumë më të favorshme tani e tutje! E vërteta është se kjo forcë e brendshme që keni gjatë kësaj kohe, do t’ju mbështesë ndjeshëm dhe do t’ju bëjë të ecni përpara me guxim dhe të arrini gjëra të rëndësishme. Nga data 2 maj deri më 28 ju jeni shumë të favorshëm në sektorin financiar dhe do të shihni që jeta juaj të hyjë në një rrjedhë të re dhe financat tuaja të kenë një trajektore shumë më të qetë dhe në rritje! Jupiteri është në shenjën tuaj të zodiakut që nga fillimi i vitit dhe do të qëndrojë aty deri më 10 maj dhe kjo do t’ju ndihmojë shumë në planet tuaja. Faktori i fatit është në anën tuaj dhe rrethanat ju favorizojnë që pas një kohe të ndjeni se disa gjëra në jetën tuaj jepen më bujarisht.
Kategoria e ParëKanë nisur pjesët e parë të5 ndeshjeve të Kategorisë së Parë, ku fokusi si gjithnjë është tek kryesfida…
Granit Dervisholli nuk është më trajner i Trepçës ’89, pasi ka vendosur të japë dorëheqje nga kjo pozitë pas humbjes…
Bolivia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shkallë kombëtare për shkak të pasojave të fenomenit klimatik El Niño, i cili…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar fotografinë e kutisë së kuqe të mbushur me euro, e cila është…
Tirana - Egnatia TIRANA 0-0 EGNATIA “Abssinet Superiore”: Java 10-tëStadiumi: “FK Vora”Arbitër: Erjon Bylykbashi FORMACIONET ZYRTARE:TIRANA: Bekaj; Colley, Krymi, Myslovic, Vogli, Kis,…
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale, në territorin…