Më posht gjeni recetën e çomlekut të shijshëm i cili të bën të dorëzohesh para shijes. Zonja Vjollca e përgatiti kështu:
Çomlek me mish dhe qepë
None found
Përbërësit:
500 gr mish viçi
2 qepë mesatare
1 kg qepë të vogla
1-2 kokë hudhra
2 gjethe dafinë
1 gotë verë
1 filxhan çaji pure domate
piper kokërr
kripë dhe piper të zi
pak vaj ulliri
2 lugë gjelle uthull
Përgatitja:
Pastrojmë qepët dhe i shpëlajmë ato. Vendosim vajin në tenxhere të ngrohtë dhe skuqim mishin deri sa të marrë pak ngjyrë. Shtojmë 2 qepë mesatare të grira në kubikë të vegjël, i kaurdisim së bashku me mishin deri sa qepa të fillojë të tretet pak. Paralel në një tigan tjetër kemi vendosur pak vaj dhe kaurdisim qepët e vogla deri sa ato të zverdhen pak. Më pas i shtojmë në tenxhere ku kemi mishin me qepën. Shtojmë disa thelpinj hudhër të qëruara dhe i hudhër e pastrojmë nga cipa, e presim nga maja dhe e vendosim në tenxhere të plotë. E shuajmë me verë dhe e lëmë zbuluar të ziejë për 2-3 minuta dhe shtojmë gjethe dafine. Hollojmë salcën me pak ujë dhe e shtojmë në tenxhere. Shtojmë kripë, piper të zi, disa kokrra piper të zi, 1 gotë ujë dhe mbulojmë tenxheren me kapak. Ulim temperaturën në temperaturë mesatare dhe e lëmë të ziejë deri sa qepa të ziejë plotësisht. Sapo të bashkojen të gjithë përbërësit, gjella mund të vendoset dhe në një tavë dhe e mbulojmë me letër alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturë 190º për 2 orë.
Analistët vlerësojnë se Irani mund të aktivizojë aleatët e tij Huthi në Jemen për të penguar lundrimin në Ngushticën Bab…
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviq, ka nxitur reagime të shumta pas një deklarate të…
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka zgjedhur bregdetin e jugut të Shqipërisë për të shijuar disa ditë…
Ambasadori i BE-së, Michalis Rokas, deklaroi sot se po bëhet shumë punë, e cila nuk është e dukshme, por ka…
Elfete Ismaili, përfaqësuese e Forumit të Gruas së Aleancës për Shqiptarët (ASH), ka dënuar ashpër sjelljen e deputetit Ivan Stoilkoviq…
E-tregtia vendase vazhdon të rritet në vend, 156 milionë euro të shpenzuara në dyqanet elektronike në RMV në tremujorin e…