Categories: lifestyle

Suraj Chavan, 30-vjeçari indian që rrjetet sociale e pagëzuan “Justin Bieberi i Indisë

Suraj Chavan është kthyer në një personazh të njohur në Indi, ku përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë cilësuar si “Justin Bieberin e Indisë”. 30-vjeçari nuk është këngëtar, por ngjashmëria e stilit të flokëve me pamjen e yllit kanadez në vitet e para të karrierës ka bërë që të marrë këtë nofkë.

Të lidhura

None found

Emri i tij nisi të përhapej përmes videove spontane në internet, ku shfaqej në sfida, reagime të ekzagjeruara dhe materiale humoristike. Aktualisht, Suraj ndiqet nga miliona njerëz në Instagram, transmeton Klankosova.tv.

Një shtysë të madhe në karrierën e tij i dha pjesëmarrja në sezonin e pestë të Bigg Boss Marathi, versioni indian i formatit “Big Brother”, të cilin ai edhe e fitoi.

Pas përvojës së suksesshme në televizion, Chavan u angazhua edhe në kinematografi. Paraqitja e tij më e fundit në ekran ishte në filmin romantik “Zapuk Zupuk” (2025).

Suraj ka lindur në Maharashtra dhe është rritur në qytetin e vogël Modhave, në Baramati. Fëmijëria e tij ka qenë e vështirë, pasi mbeti jetim në moshë të re dhe iu desh të kujdesej për pesë motrat e tij, transmeton Klankosova.tv.

të fundit

Gjykata Penale e Shkupit me mungesë të theksuar gjyqtarësh dhe personeli

Gjykata Penale e Shkupit po përballet me mungesë serioze të nëpunësve gjyqësorë dhe anëtarëve të jurisë, por në të njëjtën…

1 second ago

Mac mini M6 sjell më shumë fuqi në përmasa të vogla, por kushton dukshëm më shtrenjtë

Apple ka përditësuar sërish Mac mini, këtë herë duke futur çipin e ri M6 në një nga kompjuterët më kompaktë…

4 minutes ago

Chrome merr përditësim për 108 probleme sigurie, 11 prej tyre kritike: përdoruesit të rinisin shfletuesin

Përdoruesit e Google Chrome këshillohen të kontrollojnë sa më shpejt versionin e shfletuesit dhe ta rinisin atë pas instalimit të…

4 minutes ago

Ankesa për çngjyrosje të iPhone 18 Pro pak javë pas hedhjes në treg

Ka kaluar më pak se një muaj që kur Apple prezantoi iPhone 18 Pro, por disa përdorues tashmë po ankohen…

5 minutes ago

Nvidia prezanton platformë për të mbajtur nën kontroll veprimet e inteligjencës artificiale

Në përgjigje të incidenteve të fundit që përfshijnë inteligjencën artificiale mashtruese, Nvidia ka zbuluar Platformën e Sigurisë së Agjentëve të…

7 minutes ago

FOTO/ Bashkëpiloti përpiqet të rrëzojë avionin, por ndalohet nga piloti tjetër dhe pasagjerët

Kompanitë e inteligjencës artificiale (IA) janë në kërkim të grupeve të mëdha të të dhënave nga firmat e falimentuara për…

8 minutes ago