Sipas studimeve, koha e kaluar nga fëmijët rreth moshës 3 vjeç përpara ekraneve të pajisjeve “online”, ndikon në aftësinë për të mësuar fjalë të reja, pasi redukton ndjeshëm kohën e ndërveprimit prind-fëmijë. Ata nuk e kuptojnë që dalëngadalë po humbasin kontaktin me botën e jashtme dhe se po e kthejnë telefonin në një strehë emocionale.
Pasojat janë vërejtur tek fëmijët 3-vjeçarë, në rastin e të cilëve çdo minutë e kaluar para ekranit përkthehet statistikisht në një reduktim prej 6.6 fjalësh të folura nga të rriturit, 4.9 fjalë nga vetë fëmijët dhe 1.1 gjithsej nga e gjithë biseda.
None found
Rrjedhimisht, nëse marrim parasysh se koha e shpenzuar në televizor, smartphone, tablet dhe pajisje të ngjashme nga të vegjlit është mesatarisht 2 orë e 52 minuta në ditë, llogaritja është e lehtë për t’u bërë.
Në një ditë të zakonshme evidentohen 1139 fjalë nga të rritur, 843 fjalë nga fëmijët dhe 194 gjithsej nga e gjithë biseda. Studimi arriti në përfundimin se ekspozimi i fëmijëve të vegjël ndaj ekraneve ndërhyn në mundësitë e tyre për të folur dhe ndërvepruar në mjedisin e shtëpisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në Konferencën XXII të Rrjetit Evropian për Zhvillimin Rural, e cila po…
Gjykata Speciale ka caktuar gjyqtaret për seancën e Apelit në rastin e ish-krerëve të UÇK-së. Sipas gazetarit Besian Beha, Michele Pichard…
Partizani - TiranaTashmë nuk ka më dilema, FSHF ka zbuluar se kur do të luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit…
Sulmuesi i Bayern Munichut, Michael Olise, ishte protagonisti kryesor i fitores së Francës ndaj Belgjikës, duke shënuar një gol spektakolar…
“Të gjithë e keni vënë re se kohët e fundit po dominojnë turistët turq në Shkup. Dhe kjo nuk është…
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka bërë thirrje për pjesëmarrje të përbashkët të shqiptarëve në protestat e paralajmëruara për…