Edhe pse të gjithë e dimë që nuk duhet ngrënë shumë në orarin darkës pak e dinë që ka disa ushqime specike që duhen eliminuar totalisht nga darka.
Ja lista e ushqimeve “të ndaluara” para gjumit:
None found
Brokoli
Brokoli, lulelarka dhe lakrat e vogla (Brussels sprouts) hyjnë në listën e ushqimeve që nuk duhet t’i konsumoni para gjumit. Dietologia Elissa Goodman ka theksuar se këto perime mund të ndikojnë në pagjumësi, sepse hyjnë në familjen e ushqimeve që nuk treten shpejt. Këto ushqime preferohen të konsumohen gjatë ditës.
Djathi
Mjeku Joseph Murray, ka deklaruar se djathi mund të jetë shkaktari kryesor që ndikon në rritjen e yndyrave gjatë gjumit. Yndyra tretet ngadalë, prandaj shkakton probleme me gjumin. Djathi preferohet që të hahet gjatë ditës, sidomos në mëngjes.
Akullore
Një tas me akullore para gjumit nuk është fundi i botës, por edhe mund t’ju sjellë probleme me gjumin. Akulloret sikurse edhe djathi vonojnë deri sa të treten dhe trupi juaj nuk është në gjendje të bëj gjumë të mirë përderisa organizmi juaj është duke u marrë me procësin e tretjes. Gjithashtu, besohet se edhe sasia e lartë e sheqerit mund t’ju shkaktojë pagjumësi.
Ushqimi djegës
Ushqimi djegës është jashtëzakonisht i shijshëm dhe i mirë, por nuk preferohet të konsumohet para gjumit. Ushqimi i djegëst shkakton probleme të mëdha me gjumin dhe nuk do të gjeni rehati për një kohë të gjatë gjatë natës. Për një gjumë të mirë, refuzoni darkën me speca djegëst. /albeu.com/
Një rezultat historik është regjistruar në shtetin e Kansasit, ku demokrati Adam Hamilton ka mposhtur senatorin republikan Roger Marshall, duke…
Demokrati James Talarico ka shënuar një fitore historike në Teksas, duke mposhtur kandidatin republikan Ken Paxton dhe duke i dhënë…
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan, blihet me 80.7 lekë dhe shitet me 81.7 lekë. Euro, blihet me 90.6 lekë…
Rritja e çmimeve po bëhet një burim i konsiderueshëm i të ardhurave shtesë në buxhetin e shtetit. Sipas parashikimeve të…
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka deklaruar se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina mund të shënojnë…
Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjatë ditës së sotme, janë paraparë të mbahen disa takime të komisioneve parlamentare, ku…