Të gjithë e dimë se nuk duhet të pimë kafe në darkë vonë, pasi do të kemi probleme me gjumin. Gjithashtu e dimë se ëmbëlsirat para se të flemë na bëjnë keq për dhëmbët. Por, ka edhe disa ushqime të tjera, disa prej të cilave të shëndetshme, që nuk duhen ngrënë kurrë përpara gjumit. Të shkojmë në shtrat me stomakun plot, është një gabim i madh. Pas një dite të vështirë në punë ose në shkollë, trupi ynë ka nevojë për një ndërprerje nga kryerja e funksioneve të përditshme dhe sistemi juaj i tretjes duhet të bëjë gjithashtu të njëjtën gjë.
Ato janë:
None found
Me përmbajtje të lartë sheqeri, duke konsumuar akullore trupi do të furnizohet me energji, që organizmi nuk mund ta djegë në orët e vona të darkës.
Kështu, rezervat e tepërta të sheqerit do të shndërrohen në masa dhjamore, që askush nuk do t’i dëshironte t’i kishte me tepricë.
Ndoshta ju surprizon që përfshihet në listë, por ky produkt ndikon në shkarkimin e ujit nga organizmi. Konsumimi i majdanozit në darkë do të bëjë që të zgjoheni disa herë gjatë natës për të urinuar, çka do të shkaktojë lodhje dhe gjumë të çrregullt.
Brokoli dhe lulelakër – Sipas një studimi të ri, disa perime është më mirë që të hahen vetëm në drekë. Ndër ta janë brokoli dhe lulelakra, pasi kanë shumë fibra të patretshme dhe nëse i konsumoni përpara se të flini, trupi juaj do të jetë ende duke punuar për tretjen e tyre, ndërkohë që ju bëni një gjumë të parehatshëm.
Një rezultat historik është regjistruar në shtetin e Kansasit, ku demokrati Adam Hamilton ka mposhtur senatorin republikan Roger Marshall, duke…
Demokrati James Talarico ka shënuar një fitore historike në Teksas, duke mposhtur kandidatin republikan Ken Paxton dhe duke i dhënë…
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan, blihet me 80.7 lekë dhe shitet me 81.7 lekë. Euro, blihet me 90.6 lekë…
Rritja e çmimeve po bëhet një burim i konsiderueshëm i të ardhurave shtesë në buxhetin e shtetit. Sipas parashikimeve të…
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka deklaruar se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina mund të shënojnë…
Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjatë ditës së sotme, janë paraparë të mbahen disa takime të komisioneve parlamentare, ku…