lifestyle

Sipas shkencës ka 3 mënyra për të shpëtuar nga ditët e këqija

Një pjesë shumë të rëndësishme në jetën tonë zë sfida e përballjes së vazhdueshme me ulje-ngritjet e përditshmërisë. Ka ditë kur gjithçka është siç duhet, gjërat shkojnë për mrekulli dhe dielli shkëlqen si kurrë më parë. Pastaj, ka disa të tjera kur gjithçka sytë tanë shohin është errësirë.

Fatmirësisht shkenca ka arritur në disa përfundime dhe strategji që mund të na ndihmojnë ta bëjmë një ditë të keqe më pak të keqe.

Të lidhura

None found

1. Ndalo përpjekjet për të qënë perfekt

Patjetër që është shumë e rëndësishme të kesh objektiva të qarta, me baza të forta dhe të vendosësh standarte të larta për veten, por nëse kjo nevojë kalon në presion të vazhdueshëm me veten, bëhet e pashëndetshme. Nevoja për të qenë gjithë kohës perfekt, bën që shumicën e kohës të ndihesh jo mjaftueshëm, të pendohesh lehtë dhe të mos ndihesh kurrë i përmbushur.

Duke i lënë të shkojnë idealet e perfeksionizmit dhe të vlerësoni/shijoni procesin e “të bërit të gjërave” në mënyrë natyrale pa tension, do ta shihni që gjërat do të bëhen më mirë.

2. Bëhu versioni më social i mundshëm i vetes

Të kalosh kohë në paqe me veten është diçka e shëndetshme që duhet praktikuar herë pas herë, por patjetër duke ruajtuar disa ekuilibra. Studimet kanë arritur në përfundimin se socializimi ndikon dhe ndihmon shumë në përmirësimin e humorit. Rritja e nivelit të ndërveprimit me të tjerët ndihmon shumë njerëzit introvertë si dhe ata që kanë probleme me ankthin.

3. Fal dikë (ndoshta edhe veten)

Eshtë në natyrën njerëzore të mbajë mend gjithçka që të tjerët i kanë bërë dhe të ngarkojë veten me mllef herë pas here. Sidoqoftë, mbajtja në shpatullat tuaja sjelljet e të tjerëve, qoftë edhe kundër jush, jo vetëm që nuk ju ndihmon, por ndikon negativisht në psikologjinë tuaj.

Këto lloj inatesh dhe ngarkesash ju bëjnë gjithnjë e më pak human, prandaj shkenca rekomandon faljen. Përpiquni të falni për gjithë arsyet më poshtë:

1. Ankthi dhe stresi që ndjenit do të reduktohet

2. Do të jenë më pak armiqësorë në ndërveprimet e përditshme

3. Shëndeti mendor do të përmirësohet

4. Vetëbesimi do të rritet

Si përfundim?

Aftësia për të kthyer një ditë të keqe në të mirë nuk është superfuqi që e kanë vetëm disa njerëz të caktuar. Fuqinë për ta bërë e kemi brenda vetes të gjithë. Mjafton t’i lini të shkojnë standartet perfeksioniste, të bëni një plan për të qenë më social dhe të praktikoni faljen për të çliruar veten.

të fundit

Klingbeil i kërkon Trumpit t’i japë fund luftës me Iranin: Pasojat po ndihen në çmimet e karburanteve

Zëvendëskancelari dhe Ministri i Financave gjermane, Lars Klingbeil i bëri thirrje Presidentit të SHBA-së Donald Trump të përfundojë luftën [...]Read…

4 minutes ago

Ilzer tregon nëse Fisnik Asllani do të luajë në ndeshjen e parë të sezonit me Hoffenheimin

Fisnik Asllani nuk do të jetë në dispozicion të Hoffenheimit për ndeshjen hapëse të edicionit të ri në Bundesligë ndaj…

10 minutes ago

Defekti teknik në trafikun ajror, rikthehen në funksion 90% e sistemeve kryesore

Një defekt teknik ka shkaktuar fikjen e sistemeve të kontrollit të trafikut ajror sot në orën 17:30, duke krijuar një…

14 minutes ago

Ndërpritet përkohësisht trafiku ajror në hapësirën shqiptare

Pezullohet përkohësisht trafiku ajror në hapësirën ajrore shqiptare. Shkak dyshohet se është bërë një problem teknik në sistemin e radarëve…

16 minutes ago

Muhamet Elmazi konkretizon premtimin me ndërtimin e shkollës së re në Matkë

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, ka bërë një hap konkret për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Matkë, duke…

23 minutes ago

VIDEO/ Ibrahimaj “projekton” golin e barazimit, Foss realizon në këndin e pamundur dhe Egnatia eliminohet nga Europa League

Lillestrom - Egnatia, asisti i Ylldren IbrahimajEgnatia nuk ia doli të mbante dot epërsinë kundër Lillestrom në tokën norvegjeze (faza…

28 minutes ago