lifestyle

Si të trajtoni artritin: Fuqia e kësaj erëze do të bëjë mrekulli për ju

Artriti është një gjendje e cila karakterizohet nga pezmatimi i artikulacioneve në trupin tuaj që zakonisht shoqërohet me ënjtje dhe dhimbje. Kjo sëmundje është e zakonshme në mesin e individëve të moshuar dhe zakonisht trajtohet me ilaçe anti-inflamatore. Por a e dini se ekziston një ‘ilaç’ natyral që vepron si kurë efektive kundër inflamacionit të nyjeve të shkaktuara nga artriti? Xhinxheri, nuk njihet vetëm për përdorimet e tij në kuzhinë,  por me shekuj është përdorur për të trajtuar probleme të ndryshme shëndetësore.   Kjo rrënjë përmban enzima që qetësojnë ulçerën, komponime që janë anti-inflamatore dhe antioksiduese, si dhe një sasi të vogël përëbërësish me veti  analgjezike. Por si duhet ta përdorni rrënjën e xhinxherit për të përfituar ?

1. Shtimi i xhinxherit të freskët në vaktet tuaja

Hulumtuesit e University of Georgia në Athinë and Georgia State College & University  në Milledgeville botuan një studim  në Journal of Pain se disa lugë xhinxheri i grirë mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së muskujve shkaktuar nga stërvitja.

2. Pija magjike

Përbërësit:

2 lugë gjelle lëng limoni të shtrydhur

1 gotë ujë

2 cm rrënjë xhinxheri i grirë

1 lugë çaji mjaltë

Përgatitja:

1. Vendosni ujin të vlojë në një tenxhere të vogël

2. Shtoni xhenxhefilin e grirë.

3. Ziejeni ujin për 10 minuta.

4. Kullojeni atë dhe shtoni 2 lugë gjelle lëng limoni të shtrydhur.

5. Shtoni 1 lugë çaji mjaltë dhe pini  2-3 gota çdo ditë, derisa dhimbja të qetësohet.

3. Masazh me vajin e xhinxherit

Vaji esencial i xhinxherit ka enzima me veti anti-inflamatore dhe analgjezike. Ndihmon në lehtësimin e dhimbjes së artritit duke vepruar në receptorët vanilloide, të cilët ndodhet në mbaresat nervore të nervave shqisor.

Si duhet ta përdorni:

1. Merrni 2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër dhe ngroheni për  2-3 minuta.

2. Shtoni 3-4 pika vaj esencial xhinxheri .

3. Lëreni të ftohet pak e më pas masazhoni artikulacionet dhe kyçet që ju dhembin.

4. Masazhoni zonat e dhimbshme me këtë përzierje të paktën 2 herë në ditë.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

3 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

3 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

4 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

4 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

4 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

4 hours ago