lifestyle

Si të përdorni uthullën e mollës pa dëmtuar shëndetin

Uthulla e mollës ka shumë vlera shëndetësore, megjithatë përthithja e tyre nga organizmi varet shumë nga mënyra e konsumit të uthullës. Disa prej mënyrave të konsumit të uthullës së mollës mund të jenë të rrezikshme për shëndetin.

Uthulla duhet tretur në ujë: Uthulla e mollës nuk duhet pirë kurrë pa u tretur në ujë, për shkak të aciditetit të lartë që shkakton dëme në ezofag dhe në stomak. Mënyra e duhur për ta pirë uthullën është ta tresni në ujë, që të mbroni fytin dhe stomakun. Edhe kur ta tresni në ujë, uthulla duhet pirë nëpërmjet një pipëz dhe më pas të prisni 30 minuta që të lani dhëmbët me furçë.

Të lidhura

None found

Mos e pini pas buke: Nëse e keni zakon që të pini uthull molle pas buke, atëherë është koha që të ndryshoni rutinën tuaj. Me kalimin e moshës, njerëzit pësojnë një pakësim të lëngjeve gastrike të cilat shpërbëjnë ushqimin në stomak. Për rrjedhojë, uthulla duhet tretur në ujë dhe duhet pirë përpara vaktit në mënyrë që të përmirësojë tretjen dhe të shmangë fryrjet dhe problemet e tjera.

Nëse nuk e pini dot ashtu, hidhni uthull në sallatë dhe do të jetë më e lehtë.

Kujdes me sasitë: “Gjella me kripë e kripa me karar”, thotë populli dhe kjo shprehje vlen edhe në rastin e uthullës së mollës. Nëse do të filloni një regjim ku përfshihet konsumi i uthullës, është mirë që ta nisni ngadalë që t’i jepni trupit kohë dhe mundësi të përshtatet me aciditetin. Rregulli i artë është që nuk duhet të pini më shumë se dy lugë uthulle për çdo herë, në mënyrë që të mbroheni nga efektet anësore.

Mos pini uthull para gjumit: Këshillohet që të mos pini uthull molle para gjumit. Edhe nëse e tresni në ujë, ajo vazhdon të jetë e dëmshme për ezofagun, veçanërisht nëse qëndroni shtrirë. Njerëzit duhet të qëndrojnë në këmbë për 30 minuta pas konsumit të uthullës së mollës që të mbrojnë ezofagun.

Mos pini uthull nëse keni ulçerë në stomak: Uthulla e mollës ka aciditet të lartë dhe si e tillë është e dëmshme për njerëzit që kanë probleme me stomakun dhe veçanërisht ata që vuajnë nga ulçera. Uthulla është irrituese për stomakun dhe mund ta përkeqësojë situatën.

të fundit

Pas dy ngjarjeve tragjike në Gjilan, Alban Hyseni thërret Këshillin Komunal për Siguri

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas dy ngjarjeve të rënda që tronditën këtë komunë, ku brenda pak ditësh…

4 minutes ago

Murataj vendos fitoren e Vllaznisë ndaj Dinamos me eurogol: “Shyqyr që fituam

Edon MuratajEurogoli i mesfushorit ofensiv, Edon Murataj, në minutën e 31-të rezultoi përcaktues në fitoren e Vllaznisë kundër Dinamos, ndeshje…

11 minutes ago

Zelensky denoncon sulmet ruse ndaj energjisë pas njoftimit të Trumpit për armëpushim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se ka vijuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase, pavarësisht njoftimit të presidentit…

16 minutes ago

Evropa nën presion të shumëfishtë: borxhi, protestat dhe zgjedhjet vendimtare përballë nëntë vendeve

Evropa po përballet me një periudhë të vështirë ekonomike dhe politike, e karakterizuar nga rritja e kostove të huamarrjes, borxhi…

16 minutes ago

Ilir Daja pas humbjes ndaj Vllaznisë: Ata luftuan më shumë, ndërsa golat kërkojnë sakrificë

Ilir DajaEdhe pse Dinamo kontrolloi topin me një përqindje të lartë, nuk vlejti për asgjë, pasi “blutë” e kryeqytetit u…

23 minutes ago

Greqi/ 58-vjeçari shqiptar goditet me th*kë në banesë, policia kërkon 17-vjeçarin e dyshuar

Një 58-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë gjatë natës në Agia Galini, në zonën e Rethymnos, në ishullin e Kretës,…

23 minutes ago