lifestyle

Si të lani pallton e leshit dhe xhaketën e lëkurës në shtëpi, truket që duhet t’i dini gjithë

Palltot, xhupat apo xhaketat, si çdo veshje tjetër, me kalimin e kohës përthithin aroma të ndryshme dhe duhet të lahen. Ne shpesh nuk ndjehemi të sigurt për mënyrën se si të procedojmë, ose nuk duam t’i çojmë ato në lavanderi sepse përtojmë ose nuk duam të shpenzojmë para. Ja disa udhëzime të thjeshta për larjen e një palltoje leshi, një xhakete lëkure ose një xhupi.

Pallto leshi

Nëse keni vendosur të lani pallton tuaj të leshit në makinë larëse, ju duhet të zgjidhni një program “larje me dorë” ose një program specifik “leshi”. Megjithatë, zgjidhja ideale është larja manuale: mbushni vaskën, ose një enë të madhe, me ujë të ftohtë dhe shtoni në të një gjysmë gote sapuni të lëngët (ose një filxhan sodë buke). Pra, njomeni pallton dhe lëreni në ujë për 10 minuta në mënyrë që të absorbojë përzierjen. Fërkojeni atë shumë butësisht, shpëlajeni dhe pastaj vendoseni të thahet.

Xhaketë lëkure

Artikujt e bërë prej lëkure nuk duhet të vendosen kurrë në lavatriçe. Një sfungjer i zhytur në ujë me sapun të lëngshëm është i mjaftueshëm për të pastruar një xhaketë lëkure. Nëse xhaketa është në lëkurë kamoshi, ju nuk duhet të përdorni sapun, por vetëm një sfungjer të lagur. Së fundi, thajeni xhaketën larg nga burimet e nxehtësisë.

Xhupat

Për të larë një xhup, zgjidhni një program me 30°, për larje delikate në makinë larëse. Nëse është e mundur, programoni një cikël të dyfishtë të shpëlarjes për të eliminuar çdo detergjent të mbetur. Pasi mbaron larja, shkundni xhupin për të shpërndarë pendët që ndodhen brenda.

të fundit

Edi Rama pret Ceferinin dhe drejtuesit e futbollit Europian në një darkë me “lugë floriri”

Pasi mbaruan punët e rëndësishme të ditës, kryeministri Edi Rama në zbardhjen e emrave të qeverisë së tij të mandatit…

13 minutes ago

Callum Turner komenton lidhjen me Dua Lipën: Dua të jemi përgjithmonë bashkë

Calum Turner ka folur për marrëdhënien e tij me Dua Lipën, duke deklaruar se dëshira e tij e vetme është…

37 minutes ago

Franca në krizë politike, kryeministri i ri premton “ndarje të thellë” me të kaluarën

Franca ka një kryeministër të ri, Sébastien Lecornu, 39 vjeç, i cili ka marrë detyrën pas rrëzimit të François Bayrou,…

1 hour ago

FOTO/ Ish i dashuri i Dafina Zeqirit, Dj Geek, zbulon të dashurën e re

Ka kohë që nuk kemi dëgjuar të reja nga Dj Geek. Ditën e djeshme, ai festoi ditëlindjen e tij, një…

1 hour ago

Hapet testamenti sekret i Giorgio Armanit, misteri i dy dokumenteve të shkruara me dorën e tij, amanetet e fundit të stilistit të famshëm

Giorgio Armani kishte lënë dy testamente, të shkruara me dorë dhe të vulosura në një zarf të mbyllur. Këto dy…

1 hour ago

Hetimet për vrasjen e Charlie Kirk, FBI ofron 100 mijë dollarë për informacion rreth autorit

FBI ka publikuar foto të të dyshuarit për vrasjen me armë zjarri të aktivistit konservator, Charlie Kirk, duke kërkuar ndihmë…

1 hour ago