lifestyle

Si të humbisni peshë pa mbajtur dietë

Mënyra ideale për të rënë në peshë është me ritme të ngadalta por të qëndrueshme. Madje sipas ekspertëve, sekreti i rënies nga pesha nuk qëndron te dieta. Për ta, fjala dietë nuk duhet të ekzistojë.

Çelësi i suksesit është ndjekja e një regjimi të shëndetshëm ushqimor dhe disa ndryshime të vogla në stilin e jetesës. Një depozitë dhjamore prej 450 gramësh është e barazvlefshme me 3500 kalori.

Të lidhura

None found

Mjafton të hiqni 500 kalori çdo ditë nëpërmjet ushqimit apo aktivitetit fizik, mund të humbisni 450 gramë në javë nga pesha. Nëse dëshironi të ruani peshën ekzistuese mjafton të hiqni 100 kalori çdo ditë. Kësisoj, rënia nga pesha do të jetë e shëndetshme dhe jo e vështirë.

Hani mëngjes çdo ditë

Njerëzit mendojnë se duke hequr dorë nga mëngjesi do të kufizojnë kaloritë. Kjo është një ide e gabuar sepse nëse nuk hani mëngjes do të hani më shumë ushqim gjatë ditës. Hani fruta, drithëra, tërshërë apo vezë të zier në mëngjes.

Kuzhina duhet mbyllur në mbrëmje

Ekspertët rekomandojnë që t’i vendosni vetes një afat për vaktin e fundit të ditës Ai duhet të jetë sa më larg orarit të gjumit. Darkën hajeni lehtë, lani dhëmbët dhe mos konsumoni gjë më pas.

Kaloritë e lëngshme

Ju mund të tregoni kujdes për ushqimin, por nëse neglizhoni pijet e ëmbëlsuara që pini gjatë ditës, do të keni më shumë kalori seç duhet në trup. Në vend të pijeve të gazuara e plot sheqer, pini ujë ose pasurojeni atë me agrume. Alkooli duhet kufizuar për të mirën tuaj.

Hani më shumë perime

Frutat dhe perimet janë aleatët tuaj më të mirë për rënien nga pesha. Përpiquni që çdo vakt i juaji të jetë i pasur me perime dhe fruta të cilat ofrojnë vitamina, minerale dhe fibër.

Kujdes me racionet

Nëse dëshironi të humbisni kilogramët e tepërt, përpiquni të kufizoni racionet tuaja me 10 deri në 20 përqind. Një kufizim i tillë nuk do ju lëjë të uritur por do ulë sasinë e kalorive.

Ecni më shumë

Përpiquni të ecni të paktën 10,000 hapa në ditë. Jini sa më aktivë gjatë ditës dhe masni hapat tuaj drejt peshës ideale.

të fundit

BE kërkon nga kryeprokurori i ri luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e ka mirëpritur emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit z. Zejnullah Gashi, pas më shumë…

2 minutes ago

Scaloni ndërmerr hapa vendimtarë përballë Anglisë në gjysmëfinale

Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka ndërmarrë një lëvizje drastike përpara përballjes gjysmëfinale të Kupës së Botës kundër Anglisë, e…

2 minutes ago

Ebola në Kongo prek mbi 2 mijë persona, 754 të vdekur; OBSH ngre alarmin për përhapjen e shpejtë

Autoritetet shëndetësore të Republikës Demokratike të Kongos raportuan se, që prej nisjes së shpërthimit epidemik, janë evidentuar më shumë se…

2 minutes ago

Trump do të takohet me Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë më 20 korrik, mes tensioneve në Lindjen e Mesme

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të pritet nga presidenti amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, të hënën e 20…

3 minutes ago

Janevska: Under LSDM-BDI, the number of students dropped by 17,000

"Në 7 vjet qeverisje të LSDM-së dhe BDI-së, numri i nxënësve është ulur me 17 mijë. Prandaj, optimizimi i rrjetit…

5 minutes ago

Shabani hits back at DUI: VLEN will achieve what you failed to in 20 years with ministers and “prime ministers”

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani, i hodhi poshtë akuzat për mungesë të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në Ministrinë e…

5 minutes ago