lifestyle

Si ta ndaloni lemzën

Lemza është një tkurrje e papritur dhe e pavullnetshme e diafragmës, muskuli që ndan kraharorin nga barku. Përse shfaqet?

Ende nuk dihet me siguri, por shkaqet mund të jenë alkooli, duhani, stresi. Zakonisht pushon vetë pas disa minutash, por ndonjëherë vazhdon me orë.

Lemza nxitet nga një tkurrje e pavullnetshme e diafragmës, muskuli që ndan hapësirën e kraharorit nga ajo e barkut. Diafragma luan një rol të rëndësishëm në frymëmarrje. Çdo tkurrje e saj pasohet nga një mbyllje e papritur e kordave vokale, të cilat prodhojnë tingullin karakteristik gjatë lemzës.

Lemzat mund të shkaktohen nga ngrënia e vakteve të rënda, nga pijet alkoolike ose nga emocionet e papritura.

Në raste të tjera lemza mund të shkaktohet nga një infeksioni i një pjese të trurit ose të sistemit nervor qendror.

Lemza e përsëritur shumë herë mund të jetë simptomë e shqetësimeve të stomakut, veshkave, zemrës, mushkërive. Ritmi i lemzës mund të jetë i shpejt ose i avashtë. Në rastet e rrezikshme ajo është e shpeshtë dhe e shpejtë, dhe pacienti shfaq shenja lodhje.

Mënyrat e ndalimit të lemzës pa shkuar tek mjeku janë të shumta sidomos për rastet ku nuk paraqet probleme anësore.

1.Mbaje frymën dhe numëro deri në 30. Nëse lemza vjen, gëlltit pështymën. Pastaj lëre frymën të dalë me ngadalë nga goja.

2.Pi një gotë me ujë nga ana “e gabuar” e gotës, duke u përkulur përpara. Që të mos lodhesh shumë, mund t’i kërkosh dikujt që të ta mbajë gotën kur ti të pish.

3.Pi ujë me akull, ha pak akull.

4.Bëj një gargarë me ujë të ftohtë: temperatura e ulët mund të bllokojë mekanizmin e lemzës.

5.Përtyp dhe gëlltit një copë bukë të thatë ose një lugë me sheqer: kafshimi ndihmon në ndaljen e impulseve nervoze që shkaktojnë lemzën.

Por nëse lemza nuk pushon brenda disa orëve, shko te mjeku: mund të jetë simptomë e shqetësimeve të tjera.

të fundit

Horoskopi 27 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…

3 hours ago

I tha “po” yllit të NFL, zbulohet çmimi marramendës i unazës së fejesës së Taylor Swift

Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…

3 hours ago

NATO planifikon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën: 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit

NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari…

3 hours ago

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve…

4 hours ago

Rusia do të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës

Rusia po planifikon të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës, sipas një dekreti të…

4 hours ago

Shpërthim tritoli në një banesë në Fushë Kuqe, dyshohet se shënjestra ishte ish-banori i BBV-së, Jozefin Marku

Një shpërthim tritoli është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Sipas burimeve,…

4 hours ago