lifestyle

Si ta lësh duhanin?

Kushdo që është përpjekur të lërë duhanin do t’ju tregojë se sa e vështirë është. Ka gjithmonë tundimin për të pirë një cigare me një mik me një gotë birrë ose kafe, ose për t’i shpëtuar punës për një “tymosje” të shpejtë.

Një studim i kohëve të fundit thotë se 60-75% e njerëzve e rifillojnë duhanin brenda gjashtë muajsh, pasi janë përpjekur ta lënë. Ashtu si me format e tjera të varësisë, lënia e duhanit është një betejë e vështirë psikologjike. Por përfitimet shëndetësore të abstinencës afatgjatë janë të mëdha.

Të lidhura

None found

Pirja e duhanit është një nga vrasësit më të mëdhenj: Rreth 14% e vdekjeve në mbarë botën i atribuohen sëmundjeve të lidhura me pirjen e duhanit, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vitin 2019.

“Pirja e duhanit është një barrë e madhe globale shëndetësore. Do të ketë një miliardë vdekje në mbarë botën në këtë shekull nga sëmundjet e lidhura me pirjen e duhanit nëse nuk i ulim normat e pirjes së duhanit,” thotë Hazel Cheeseman, zëvendës-shefi ekzekutiv i Action on Smoking and Health (ASH), me qendër në Britaninë e Madhe.

Pse të bëjnë të varur cigaret?

Kur tymos një cigare, duhani që digjet çliron nikotinën, e cila hyn në gjak nëpërmjet mushkërive. Nikotina çohet në tru, ku aktivizon të ashtuquajturit receptorë nikotinikë të acetilkolinës. Aktivizimi i këtyre receptorëve shkakton çlirimin në tru të neurotransmetuesve, siç është dopamina.

Çlirimi i dopaminës nuk shkakton domosdoshmërisht varësi. Por kur vepron në një pjesë specifike të trurit — ku qëndron i ashtuquajturi sistemi ynë i shpërblimit — mund të shkaktojë varësi.

Dhe kështu funksionon varësia: Kur nikotina shkakton çlirimin e dopaminës në sistemin e shpërblimit, të krijohet një ndjenjë shpërblyese, si një mini stimulim. Çdo cigare që tymos e përforcon këtë ndjenjë, duke të bërë të dëshirosh cigare dhe si rrjedhojë bëhesh i varur prej tyre.

Pra, kur duam të ndalojmë pirjen e duhanit, duhet të thyejmë këtë lidhje mes cigareve dhe ndjenjës së shpërblimit. Është e vështirë. Nevojitet çdo ndihmë që mund të marrësh për ta bërë atë të funksionojë për një kohë të gjatë. Por është e mundur.

Ndërhyrjet për të ndaluar pirjen e duhanit

Ka dy metoda kryesore për të thyer lidhjen psikologjike me cigaret: vullneti dhe vetëdisiplina. Mund të përdorësh edhe një terapi për të përmbushur dëshirat e nikotinës, por pa problemet shëndetësore që lidhen me pirjen aktive të duhanit.

Ka tre lloje terapish.

Pra, kur duam të ndalojmë pirjen e duhanit, duhet të thyejmë këtë lidhje mes cigareve dhe ndjenjës së shpërblimit. Është e vështirë. Nevojitet çdo ndihmë që mund të marrësh për ta bërë atë të funksionojë për një kohë të gjatë. Por është e mundur.

Ndërhyrjet për të ndaluar pirjen e duhanit

Ka edhe medikamente, si vareniklina dhe bupropioni.

Vareniklina nxit çlirimin e dopaminës në shtegun e shpërblimit, duke imituar shpërblimin e pirjes së duhanit dhe duke hequr disa nga simptomat e abstinencës së nikotinës.

Bupropioni vepron në mënyrë të ngjashme, por nëpërmjet një sistemi të ndryshëm neurotransmetues, i njohur si GABA, i cili frenon aktivitetin e trurit.

“Megjithëse ilaçet janë një trajtim më i shtrenjtë, ato janë jashtëzakonisht të efektshme kur shikon ndikimin e pirjes së duhanit në shëndet dhe në sistemet shëndetësore,” thotë Cheeseman.

Cigaret elektronike – të mira apo të dëmshme?

Cigaret elektronike kanë një reputacion të çuditshëm kur bëhet fjalë për të hequr dorë nga duhani.  “Ka prova të mira se cigaret elektronike mund t’ju ndihmojnë të ndaloni pirjen e duhanit. Por ato nuk janë një produkt mjekësor i licensuar, kështu që nuk trajtohen si ilaçe,” tha Cheeseman. Por cigaret elektronike mund të krijojnë varësi të reja ose të jenë një portë për pirjen e duhanit. Ka shumë prova që dëshmojnë se adoleshentët që përdorin cigare elektronike kanë gjasa më të mëdha që dikur të nisin duhanin.

Tags: CIGARE

të fundit

I moshuari plagoset rëndë pasi dyshohet se u përplas nga një makinë në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një këmbësor ka mbetur i plagosur rëndë…

5 minutes ago

Ahmeti: Ndalimi i tregtisë së energjisë me kompanitë serbe duhej vendosur shumë më herët

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti, e ka vlerësuar si të vonshëm vendimin e Qeverisë së Kosovës…

10 minutes ago

QMK: Alpinisti i zhdukur në Mariovë u gjet pas disa orësh kërkime

Pas disa orë kërkimesh, sot (16.11.2026), në orën 10:15, në fshatin Kalen, në rajonin e Mariovës, është gjetur alpinisti 62-vjeçar,…

25 minutes ago

Kosovë-Austri, Hoti jep hollësi për marrëveshjen e sigurimeve sociale

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur sot se marrëveshja për Sigurime…

33 minutes ago

Samiti i NATO-s nuk do të mbahet në Tiranë në vitin 2027, Rutte thotë se aleanca mblidhet kur është e nevojshme

NATO ka vendosur të reduktojë takimet e nivelit të lartë dhe nuk do të zhvillojë në Shqipëri samitin e liderëve…

33 minutes ago

Two gun attacks shake South Africa, leaving 17 dead

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në dy sulme të përgjakshme me armë zjarri në Afrikën e Jugut, në…

38 minutes ago