lifestyle

Si ta kuptoni se keni vërtetë probleme me kujtesën, mjekja Entela Basha tregon simptomat

Demenca është një sëmundje që karakterizohet nga një rënie progresive e funksioneve të larta të trurit në një, ose më shumë fusha, siç janë: të mësuarit, kujtesa, gjuha, funksionet ekzekutive dhe vëmendja, duke cenuar pavarësinë funksionale të individit.

Sëmundja e Alzheimerit është shkaku më i shpeshtë i demencës dhe një nga burimet kryesore të vdekshmërisë në popullatën e moshuar. Në të gjithë botën numërohen 47 milionë njerëz të prekur nga demenca.

Të lidhura

None found

Me rritjen e jetëgjatësisë po shtohet ndjeshëm numri i pacientëve me demencë. Që të dyshosh se je i sëmurë me Alzheimer mjaftojnë të dhënat klinike, në të paktën një nga fushat e mëposhtme: të mësuarit dhe kujtesa, gjuha, funksionet ekzekutive, vëmendja, funksionet motore dhe perceptuese.

Humbja e funksionit vlerësohet duke u krahasuar me gjendjen paraardhëse të individit dhe defiçitet konjitive duhet të ndikojnë në jetën e përditshme të tij.

Ka dhe disa forma më të rralla të Alzheimerit, si: paraliza supranukleare progresive, sëmundja e Huntingtonit, demenca e lidhur me abuzimin nga alkoli, etj.

Pjesa më e madhe e pacientëve nuk paraqiten në spital për çrregullime të kujtesës, ndërkohë janë familjarët e tyre që detyrohen t’i sjellin për vlerësim si rrjedhojë e çrregullimeve të kujtesës.

Vështirësitë që shfaqin pacientët

Pacientët me demencë kanë vështirësi në: marrjen dhe përpunimin e informacioneve të reja (vështirësi në kujtimin e ngjarjeve), në kryerjen e veprimeve të vështira (balancimin e objekteve), të logjikës (vështirësi socializimi me të panjohur), çrregullime të orientimit duke harruar vendndodhjen dhe ambiente të njohura.

Gjithashtu shfaqin vështirësi në gjetjen e fjalëve kur flasin, në sjellje, etj. Alzheimeri duhet dalluar nga shenjat e humbjes se kujtesës apo çrregullime të sjelljes dhe të personalitetit, të cilat janë joprogresive, ose të nxitura nga një sëmundje sistemike, medikamentet, çrregullime psikiatrike, apo patologji organike të trurit.

Çrregullimet e funksioneve të larta të trurit karakterizohen nga çrregullime të kujtesës, por që nuk ndikojnë në funksionimin normal.

Këta subjekte kanë risk më të lartë të shfaqin demencë me kalimin e viteve. Vlerësimi i pacientëve me çrregullime të kujtesës, që mund të jetë një shenjë paralajmëruese për shfaqjen e demencës, nuk mund të bëhet në një seancë vlerësuese të vetme.

Duhet të kërkoni ndihmën e mjekut nëse keni:

Humbje të kujtesës.

Vështirësi në kryerjen e detyrave.

Vështirësi në shqiptimin e fjalëve.

Mungesë në orientim, harroni vendndodhjen, etj.

Dobësim të gjykimit.

Probleme me logjikën.

Vendosjen e sendeve gabim.

Ndryshime të gjendjes emocionale.

Keqperceptim të imazheve.

Largim nga jeta sociale

të fundit

Nagelsmann pas daljes tronditëse të Gjermanisë nga Kupa e Botës: Jam i gatshëm të vazhdoj

Kombëtarja e Gjermanisë është eliminuar në mënyrë të papritur nga Kupa e Botës, pasi u mposht nga Paraguai pas ekzekutimit…

4 minutes ago

Neymar ironizon ekonomistin gjerman pas kualifikimit të Brazilit: Provoje sërish në Botërorin e ardhshëm

Ekonomisti gjerman Joachim Klement fitoi famë të madhe në vitet e fundit, pasi modeli i tij kompleks statistikor kishte parashikuar…

22 minutes ago

Holanda dhe Maroku përballen për kualifikim, ja formacionet zyrtare

Holanda dhe Maroku do të takohen në 1/16 e finales në Kupën e Botës.Sfida mes 'Tulipanëve' dhe afrikanëve zhvillohet në…

2 hours ago

VIDEO/ Vjen befasia e parë, Paraguai eliminon Gjermaninë

Kombëtarja e Paraguait është kualifikuar tutje në Kupën e Botës, pasi eliminoi Gjermaninë pas ekzekutimit të penalltive në raundin e…

2 hours ago

Son Heung-min kërkon ndjesë pas dështimit të Koresë së Jugut: E pamundur të shpreh dhimbjen që ndiejmë

Nuk ishte kjo ajo Kupë e Botës që kishin ëndërruar Son Heung-min dhe Koreja e Jugut. "Taegeuk Warriors" u eliminuan…

3 hours ago

Gjermania dhe Paraguai mbeten në barazim pas kohës së rregullt, kualifikimi vendoset në vazhdime

Gjermania dhe Paraguai nuk kanë arritur të gjejnë fituesin pas 90 minutave të rregullta në përballjen e raundit të 16-shes…

3 hours ago