Një studim i ri sugjeron se problemet financiare të vazhdueshme mund të dëmtojnë shëndetin e trurit, duke u lidhur me dobësimin e kujtesës dhe përshpejtimin e procesit të plakjes së tij.
Në kërkim u përfshinë 2 mijë e 759 persona në Mbretërinë e Bashkuar. Rezultatet treguan se individët që ishin përballur për periudha të gjata me vështirësi ekonomike gjatë jetës shfaqnin, në moshën 53-vjeçare, aftësi njohëse më të dobëta se ata pa probleme financiare të vazhdueshme.
None found
Analiza evidentoi gjithashtu një lidhje mes pasigurisë ekonomike afatgjatë, rënies së kujtesës dhe ndryshimeve në tru që sinjalizojnë plakje më të shpejtë.
Studiuesit e Kolegjit Universitar të Londrës sqarojnë se ndikimin më të madh nuk e shkaktojnë episodet e izoluara të vështirësive financiare, por grumbullimi ndër vite i stresit të lidhur me gjendjen ekonomike.
Sipas ekspertëve, meraku i pandërprerë për paratë shton barrën mendore dhe i lë trurit më pak kapacitet për funksione të tilla si përqendrimi dhe vendimmarrja.
Efektet e stresit financiar mbi plakjen e trurit rezultuan më të forta te burrat, te personat që kishin përjetuar vështirësi gjatë fëmijërisë dhe tek individët me rrezik gjenetik për sëmundjen e Alzheimerit.
Autorët e studimit nënvizojnë se luftimi i varfërisë kronike dhe ofrimi i mbështetjes për njerëzit me probleme ekonomike mund të përmirësojnë jo vetëm mirëqenien sociale, por edhe të ndihmojnë në parandalimin e rënies njohëse dhe të rasteve të demencës në të ardhmen.
Kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS), Millosh Vuçeviq, ka akuzuar autoritetet në Kosovë se, përmes masave të ligjit për Turizmin,…
Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë njoftoi se brenda Zonës së Veçantë të Mbrojtur të…
Massanga MatondoMassanga Matondo është futbollisti më i ri i Eyupspor [...]Read More...
Kuvendi i RMV-së sot zgjodhi Meri Dika-Georgievskë si gjyqtare kushtetuese. 64 deputetë votuan për zgjedhjen e saj, pa asnjë "kundër"…
Përfaqësuesi ligjor i familjeve të të vrarëve në kafenenë “Panda” në Kosovë, Ivan Niniq, ka kërkuar reagim urgjent nga Prokurori…
Politologu Gurakuq Kuçi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit, duke thënë se kjo javë pasqyron qartë kontrastin mes viktimës dhe…