lifestyle

Shkencëtarët japin shpresë për personat e verbër, bëjnë zbulimin e rëndësishëm

Një implant korneal, i krijuar nga lëkura e derrit, ka rikthyer me sukses shikimin tek 20 persona të verbër ose me shikim të dëmtuar, si pjesë e një prove premtuese. Implanti është bërë nga proteina e kolagjenit, dhe i ngjan kornesë së njeriut, pjesa transparente e syrit që mbulon irisin dhe bebëzën.

Shkencëtarët në Universitetin Linkoping dhe dhe LinkoCare Life Sciences AB kanë zhvilluar implantin si një alternativë ndaj kornesë së dhuruar njerëzore, si dhe një operacion më pak invaziv për implantim. Shkencëtarët besojnë se kjo do të sjellë shpresë për personat që kanë probleme me shikimin.

Të lidhura

None found

Mehrdad Rafat, që qëndron pas implanteve, tha: “Ne kemi bërë përpjekje të konsiderueshme për të siguruar që shpikja jonë do të jetë gjerësisht e disponueshme dhe e përballueshme nga të gjithë dhe jo vetëm nga të pasurit. Kjo është arsyeja pse kjo teknologji mund të përdoret në të gjitha pjesët e botës.”

Në një studim, të publikuar në Nature Biotechnology, studiuesit përshkruajnë se si krijuan kornenë duke përdorur molekulat e kolagjenit nga lëkura e derrit.Materiali është ekonomikisht i qëndrueshëm dhe lehtësisht i aksesueshëm në të gjithë botën pasi është nënprodukt i industrisë ushqimore.

Studiuesit fillimisht stabilizuan molekulat e lirshme të kolagjenit për të krijuar një material të fortë që mund të përballonte zbatimin në sy. Gjithashtu shpjegohet se si implanti i ri mund ta bëjë operacionin e kornesë së re më pak invazive.

Procedura standarde është heqja kirurgjikale e kornesë së dëmtuar të pacientit përpara se e reja të vendoset në vend. Megjithatë, vendosja e kornesë së bio-inxhinieruar nuk kërkon heqjen e indeve të pacientit dhe nuk nevojiten qepje.

Profesor Neil Lagali shpjegoi: ‘Në vend të kësaj, bëhet një prerje e vogël, përmes së cilës implanti futet në kornenë ekzistuese. Kjo mund të bëhet ose me një lazer të avancuar ose me dorë me instrumente të thjeshta kirurgjikale, siç është testuar në të kaluarën te derrat.”/albeu.com/

të fundit

MF miraton rregulloren për vlerësimin e reputacionit dhe integritetit të kërkuesve të licencave për lojërat e fatit

Ministria e Financave miratoi Rregulloren e re për përcaktimin e reputacionit, integritetit dhe burimin e mjeteve për organizimin e lojërave…

8 minutes ago

Galatasaray synon yllin e Atleticos, gati oferta me huazim dhe blerje të detyrueshme

Klubi turk i Galatasarayt po punon për të siguruar shërbimet e sulmuesit norvegjez të Atletico Madridit, Alexander Sorloth, para mbylljes…

20 minutes ago

Reshjet rekord përmbytin Gyeongsangun në Korenë e Jugut, një i vdekur nga rrëshqitja e dheut

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu në provincën Gyeongsang të Koresë së Jugut,…

20 minutes ago

Banorët e Divjakës sërish në protestë kundër bashkimit me Lushnjen: Nuk mund të shkrish një Bashki për një kapriço politike

Banorët e Divjakës kanë vijuar protestën kundër propozimit të Partisë Socialiste për hartën e re territoriale, e cila parashikon shkrirjen…

22 minutes ago

FVA: Sheep Pox Situation Is Being Monitored and Measures Are Taken in Time

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njoftoi sot se është vazhdimisht në terren dhe se po monitoron situatën me linë…

32 minutes ago

DUI: Albanians are being systematically excluded from senior positions and decision-making in defense

BDI ka dalë me reagim në lidhje me urimin e Ministrisë së Mbrojtjes për përvjetorin e Armatës së Maqedonisë së…

33 minutes ago