lifestyle

Shkaktarët dhe kura, gjithçka duhet të dini për gastritin

Papritur, pas disa vakteve mund të ndjeni dhimbje apo një ndjenjë diskomforti në barkun tuaj. Ndoshta ushqimet që keni konsumuar nuk janë tretur mirë. Nëse kjo ndjenjë vazhdon për një kohë të gjatë dhe përsëritet vazhdimisht ju keni nevojë të këshilloheni me mjekun gastrohepatolog.

Gastriti është një inflamacion ose acarim i mukozës së stomakut dhe vjen si pasojë e shkaqeve të ndryshme. E përbashkët për të gjithë njerëzit me gastrit është dhimbja ose ndjenja e diskomfortit në pjesën e sipërme të barkut (abdomen), ndonjëherë e quajtur mostretje. Gastrit mund të jetë një sëmundje e shkurtër dhe e papritur (gastrit akut), ose një gjendje më e zgjatur (gastrit kronik), ose ndoshta si pjesë e një tjetër sëmundje mjekësore. Një shembull i gastritit akut është stomaku “i mërzitur”, e cila zakonisht ndodh pas përdorimit të alkoolit ose aspirinës. Helicobacter pylori është një lloj bakteri që infekton stomakun. Infeksioni nga ky bakter mund të çojë në gastrit kronik.

Të lidhura

None found

Gastriti është një problem i përbashkët mjekësor. Deri në 10% e njerëzve që drejtohen në një Departament të Urgjencës në spital me dhimbje të barkut kanë gastrit Gastriti është i lidhur me medikamente të ndryshme, kushte mjekësore dhe kirurgjikale, gjendjen fizike, zakonet shoqërore, kimike, si dhe infeksionet.

Disa nga shkaqet më të zakonshme të gastritit janë shënuar më poshtë:

Medikamente

Aspirina (më shumë se 300 medikamente te ndryshme kane përmbajtje aspirine )

Antiinflamatorët josteroid (NSAIDs, të tilla si ibuprofen ose naproxen)

Steroid (prednisoni është një shembull)

Tabletat e hekurit

Medikamentet, të cilat përdoren për kimioterapi

Acidet apo sodë kaustike

Alkoolet e llojeve të ndryshme

Gëlltitja e trupave të huaj (pineskat)

Shkaqet mjekësore dhe kirurgjikale:

Stresi fizik në njerëzit të cilët janë të sëmurë kritike

Pas një operacioni për të hequr një pjesë të stomakut

Pas rrezatimit për trajtimin e kancerit

Sëmundjet autoimune

Anemi

Të vjella kronike

Infeksionet

Tuberkulozi

Sifilisi

Infeksionet bakteriale: Infeksioni H pylori është më i zakonshmi.

Bakteret që zakonisht shkaktojnë pneumoni apo infeksione të fshikëzës urinare mund të shkaktojnë edhe gastrit.

Infeksionet virale

Infeksionet fungale (maja)

Parazitët dhe krimbat

të fundit

Frozen for 30 years: Now he is 1 year old

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

2 hours ago

Qëndroi i ngrirë për 30 vjet: Tani është 1 vjeç

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

3 hours ago

Yamal kryeson Evropën me shifra mbresëlënëse, a do ta ndalë Atletico Madridi?

Kur Barcelona të udhëtojë këtë të diel në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’ për t’u përballur me Atletico Madridin, vëmendja do të…

4 hours ago

Nga dashuria te karriera, zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë 7 nëntor 2026

Dashi Nuk duhet ëndërroni me shume nga sa duhet sot ju te dashuruarit sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë…

4 hours ago

Adriatik Llalla breaks his silence after leaving Albania, discusses his sentence, US “non grata” designation and clash with Donald Lu

Nga drejtues i Prokurorisë së Përgjithshme dhe i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla përfundoi…

4 hours ago

New Ergys Agasi wiretaps, Alizoti: Scandalous for SHISH chief to be “in the grip” of a strongman, the state brought to its knees

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi përgjimet e reja të Ergys Agasit,…

4 hours ago