Categories: lifestyle

Shënojeni në kalendar: Pse data 08/08 është një nga ditët më me fat të vitit!

Nëse besoni në numerologji, manifestime, afirmimet dhe fat, ky lajm është për ju. Përgatituni të të manifestoni seriozisht gjithë magjinë e sezonit të Luanit dhe rrethoni datën 8 gusht në kalendar! Eshtë një nga ditët më me fat të 2021-it dhe s’mund ta lini t’ju humbasë pa manifestuar dëshirat dhe ëndrrat më të mëdha.

Pse pikërisht data 8?

Përveçse 8/8 përkon me një domethënie të veçantë në numerologji, kombinimi i diellit me yllin Sirius është një tjetër event astrologjik energjia e të cilit do të ndikojë tek të gjithë ne.

8 gushti hap një dritare të re shpirtërore për të gjithë shenjat e zodiakut, duke u bërë shkaktar për fillime të reja. Në aspektin numerologjik, 8 është konsideruar si një prej numrave më me fat në numerologji që shpesh përkon me pasurinë dhe bollëkun. Vizualisht, numri 8 i shtrirë horizontalisht përfaqëson pafundësinë dhe fuqinë e palimituar. Duke qenë se po flasim për ditën e tetë të muajit të tetë, do të jeni të mbushur me energji suksesi, prandaj është në të mirën tuaj të vendosni për ca qëllime të qarta.

Çfarë të bëni?

Për fiks 8 minuta meditoni dhe lejoni trurin tuaj të pastrohet nga mendimet negative. E mira është që meditimin ta nisni në 8:08 në mëngjes ose në mbrëmje. Fokusohuni tek suksesi dhe me sytë nga qielli manifestoni fuqinë e palimituar që gjendet brenda jush. Endrrat mund të kthehen në realitet, aq më tepër në një datë si kjo!

Tags: 8 gushtfat

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

31 minutes ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

33 minutes ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

53 minutes ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

55 minutes ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

1 hour ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

1 hour ago