lifestyle

Shenjat që tregojnë se dikush nuk po e thotë të vërtetën

Shenjat kryesore që dikush mund të gënjejë përfshijnë shmangien e kontaktit me sy dhe të folurit me nervozizëm, madje edhe ata me një ‘fytyrë pokeri’ të shkëlqyeshëm ndonjëherë kanë shenja treguese.

Një studim me 2000 të rritur zbuloi se shumica dërrmuese mendonin se ishin pak më lart se të tjerët kur bëhej fjalë për aftësinë për të dalluar gënjeshtarët.

Të lidhura

None found

Kur bëhet fjalë për shenjat që ata shohin te njerëzit që gënjejnë, gjërat kryesore që ata vënë në dukje janë lëkundjet nervoze me duart e tyre, rrëmuja në karriget e tyre dhe dridhjet në duar dhe zë.

Rreth 42 për qind e tyre thanë se janë të aftë të dallojnë kur të tjerët po i gënjejnë, ndërsa vetëm 9 për qind mendojnë se janë të këqij në këtë.

“Gjuha e trupit nuk është një shkencë ekzakte, dhe kur jeni duke kërkuar për shenja të gënjeshtrës, nuk ekziston gjuha e përsosur e trupit që do t’ju tregojë gjithçka, ka vetëm të dhëna dhe sugjerime. Ashtu si me shumë gjëra, sa më mirë ta njihni dikë, aq më lehtë do të jeni në gjendje të dalloni nëse ai gënjen apo jo”, shpjegoi ekspertja e gjuhës së trupit Judy James.

Hulumtimi i kryer nga OnePoll, zbuloi gjithashtu se kur njerëzit mendojnë se është një kohë e mirë për të përdorur një gënjeshtër. Ata i konsiderojnë skenarët më të mirë kur dikush ju pyet nëse iu pëlqen ajo që ka veshur dhe nuk iu pëlqen (25 për qind), dhe kur dikush iu bën një vakt të tmerrshëm (23 për qind).

Ekspertja tregon disa gjëra të tjera që mund t’ju tregojnë se dikush po ju gënjen:

-pulsimi i shtuar

-duke ngritur vetullat

-duke bërë gjeste me dorë drejt fytyrës ose duke prekur hundën

-duke luajtur me flokët ose rrobat

-ndryshimi i ngjyrës së fytyrës

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

2 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

2 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

2 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

2 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

2 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

3 hours ago