lifestyle

Shenjat e Horoskopit që kanë shumë gjasa të fillojnë një lidhje të re në qershor

Pas pak ditësh fillon zyrtarisht vera dhe të gjithë mezi presim qershorin për të parë se çfarë do të na sjellë!

Yjet kanë bërë parashikimet e tyre dhe kanë veçuar 4 shenja me fat të cilat kanë shumë gjasa ta shohin jetën e tyre personale të ndryshojë rrënjësisht. Po lajmet janë shumë të këndshme, beqarët e shenjave të mëposhtme që kërkojnë gjysmën tjetër brenda muajit të ardhshëm kanë shumë mundësi ta takojnë dhe të përjetojnë një dashuri të madhe verore me perspektivë…!

Të lidhura

None found

Lexoni më poshtë me cilat shenja të horoskopit ka më shumë gjasa që jo vetëm të dashurohen në muajin e parë të verës, por të fillojnë një lidhje të re që do të ketë një të ardhme dhe nuk do të jetë diçka e përkohshme.

Demi

Qershori po vjen për ju Demi. Premton një jetë “të nxehtë”, dashurie dhe më shumë! Personat e lirë, sidomos ata që i përkasin kësaj shenje, mund të fillojnë të buzëqeshin sepse i pret diçka shumë e mirë. Njohje të reja dhe shumë surpriza do të ndodhin. Një admirues i fshehtë mund t’ju tregojë dashurinë e tij dhe kjo nuk do të jetë diçka e parëndësishme për ju. Një dashuri nga ku nuk e prisnit do të shpërthejë dhe do të ndryshojë jetën tuaj.

Binjakët

Dhe ju Binjakë jeni ndër shenjat e horoskopit të favorizuar këtë muaj në fushën e dashurisë! Do ketë shumë zhvillime në jetën tuaj personale dhe do keni edhe shumë lajme të mira, si për shembull një rrëfim nga një person që ju pëlqen shumë. Kështu beqarët e shenjës së horoskopit do përjetojnë një periudhë me shumë flirte, njohje të reja dhe do ketë një mundësi shumë të mirë për të nisur një lidhje të re. Mbaji syte hapur!

Virgjëresha

Dhe për ju Virgjëresha vera nis dinamike dhe me lajme shumë të këndshme për dashurinë dhe jetën tuaj personale. Qershori ju gjen me shumë besim! Ndihesh simpatik dhe i dashur dhe kjo u shkon të tjerëve! Humori juaj shumë i mirë dhe erotizmi që do të ndjeni do ju bëjnë të parezistueshëm në sytë e të tjerëve. Kështu do të keni shumë pushtime dhe më shumë! Mundësia për të gjetur dashurinë e jetës suaj është shumë e madhe!

Shigjetari

Më në fund, qershori sipas yjeve do të jetë bujar edhe me Shigjetarin! Bëhuni gati për momente dhe aventura shumë intensive, romantike që do t’ju magjepsin. E ndërkohë që do të dilni do flirtoni dhe do argëtoheni shumë aty ku nuk e prisni, një dashuri e madhe dhe e zhurmshme do t’ju trokasë në derë dhe do ju bëjë t’i thoni lamtumirë beqarisë!

të fundit

Petrit Ajeti raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së, mbledhja zhvillohet pa praninë e mediave

Ka nisur mbledhja e radhës e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Në këtë mbledhje, për…

5 minutes ago

Aktakuzë ndaj tre personave për sulmin ndaj gazetarëve

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve: I.R., A.R. dhe…

6 minutes ago

Në Mitrovicën e Veriut zbulohen mbetje eshtërore njerëzore

Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur gjatë një aksioni për zhvarrosje në Mitrovicën e Veriut. Kjo në kuadër të hetimeve…

6 minutes ago

Arrestohet në Maqedoni shqiptari që transportonte tetë migrantë afganë

MPB Maqedoni njofton se dje (27.10.2026) në orën 12:35 në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, pranë vendit të quajtur "Ostrovo", oficerët…

7 minutes ago

Pas një dekade, Shqipëria përballet sërish me Spanjën në një miqësore prestigjioze

FSHFFederata e Futbollit ka zyrtarizuar edhe ndeshjen e dytë miqësore të Kombëtares U-21 për muajin nëntor [...]Read More...

10 minutes ago

Në Kuvend nis shqyrtimi i amendamenteve për ndryshimet në Buxhet

Fillon debati për amendamentet e ribalancimit të dytë të Buxhetit. Janë dorëzuar gjithsej 124 amendamente, të cilat do të shqyrtohen…

20 minutes ago